Rajoni Bregallnicë
Është një nga më të mëdhatë dhe ajo mbulon kryesisht fluksin e lumit Bregallnica. Ajo shtrihet nga niveli qendror i pjesëve lindore të Republikës së Maqedonisë.
Relievi
Relievin e këtij rajoni e përbëjnë Malet e Osogovës në veri, Mali i Plaçkovicës dhe Koneçkës në jug ose më saktë në juglindje dhe Mali Gradishtanska dhe Bogoslovec në perëndim dhe jugperëndm. Midis tyre gjenden shumë fushëgropa dhe gropa, siç janë Ovçe Pole, Koçansko Pole, Lakaviçko Pole, Pijanec dhe Malesh. Në këtë rajon në mënyrë të veçantë theksohet Gryka e Istibanjskës dhe grykat e Lumit Zletovska dhe Zrnovska. Në aspektin e lartësisë, relievi arrin një lartësi prej 300 e deri mbi 2.200 metra. Majat më karakteristike të maleve janë Ruen në Malet e Osogovës, maja Lisec në Malin Plaçkovica dhe maja Kadiica në malin Vlaina.
Klima
Rajoni i Bregallnicës dallohet me klimë kontinentale. Temperaturat janë pothuajse të ndryshme në lartësi prej 300 metra mbi nivelin e detit në Ovçe Pole dhe rreth 900 metra mbi nivelin e detit Malesh. Temperatura mesatare vjetore në Ovçe Pole arrin 12,8°C, ndërsa në Berovë 8,7°C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve të shiut arrin rreth 500 mm në Shtip dhe rreth 670mm në Berovë, kështu që ky rajon konsiderohet si një nga rajonet më të thata në Maqedoni.
Lumenj dhe liqene
Hidrografinë e këtij rajoni e përbëjnë lumi Bregalnica dhe degët e tij Kameniçka, Orizarska, Koçanska, Zletovska, Lakavica, Zrnovska Reka (lumi) dhe lumi Osojnica. Ka shumë burime termominerale, prej të cilave burimet në f. Banje në Koçan dhe Kezhovicë në afërsi të qytetit Shtip janë rregulluar në spa lokalitete. Gjithashtu, në rajon gjenden edhe rezervuarët Kalimanci i Bregallnicës, Liqeni Gratçe i Lumit Koçanska dhe Liqeni i Ratevës në afërsi të Berovës. Së shpejti, në Lumin Zletovska duhet të ndërtohet edhe një rezervoar.
Flora dhe fauna
Rajoni i Bregalnicës është i pasur me lloje të ndryshme bimore, drusore dhe barishtore. Kjo është veçanërisht e theksuar në masivet malore ku është zhvilluar dendroflorë e ndryshme, por edhe në fusha ku gjenden shumë lloje drusore dhe barishtore. Një karakteristikë e veçantë në këtë hapësirë është kultivimi i orizit në Fushën e Koçanit, e cila lë përshtypje të veçantë për vizitorët që e shohin për herë të parë. Luginat e lumenjve Zletovska dhe Zrnovska me karakteristikat e tyre dallohen si rezervoare natyrore. Ekziston botë e shumëllojshme me kafshë të egra: të tilla si ujku, sorkadhja, dhia e egër, derri i egër, lepuri, lloje të ndryshme të shpendëve dhe zvaranikëve. Për këtë arsye, në Malet e Osogovës në lokalitetin Ponikva gjenden zona të rregulluara për gjueti.
Lidhje Trafiku
Rruga kryesore në këtë rajon është rruga Veles – Shtip – Koçani - Delçevo, më pas relacioni Kumanovë - Shën Nikole – Shtip – Strumicë, por të rëndësishme janë edhe autostradat drejt Probishtip dhe Kratovës, autostrada drejt Berovës, dhe që aty drejt Delçevës dhe drejt Strumicës. Në relacionin Veles-Koçani funksionon trafiku hekurudhor.
Qytetet më të mëdha nga ky rajon:
Lulekuqet nga Ovçe Pole
ISARI
Monument i rëndësishëm në Shtip, me panoramë mbresëlënëse.
MANASTIRI I LESKOVËS
Trashëgimi ndërtimorenga rangu më i lartë.
GRATÇE
Lokalitet i shquar për rekreacion dhe piknik.
LIQENI I BEROVËS
Vendi ku ia vlen të kthehesh njëmijë herë.