Informacion bazë


Informatat themelore për Maqedoninë

Republika e Maqedonisë ndodhet në Evropën Juglindore, në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik. Ka pozitë të udhëkryqit strategjik dhe urës së veçantë ndërmjet Evropës dhe vendeve të afërta të Azisë dhe Afrikës Veriore. Kjo i takon grupit të vendeve të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor. Është e rrethuar me fqinjët në vijim – Serbinë dhe Kosovën në veri, Bulgarinë në lindje, Greqinë në jug dhe Shqipërinë në perëndim.


INFORMATAT THEMELORE PËR MAQEDONINË

Historia

Maqedonia si shtet është pjesë e skenës politike ndërkombëtare moderne pas marrjes së pavarësisë nga federata jugosllovene dhe është subjekti i saj aktiv, sikurse në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral. Mirëpo, kur bëhet fjalë për kushtet dhe të dhënat që i imponojnë historinë dhe kulturën, mund të thuhet se Maqedonia është njëra nga civilizimet më të vjetra evropiane dhe botërore në kornizat e Perandorisë Romake, Bizantine dhe Osmane.


INFORMATAT THEMELORE PËR MAQEDONINË

Demografia

Republika e Maqedonisë shtrihet në 25.713 kilometra katrorë, në të cilin territor jetojnë thuajse dy milionë banorë. Kryeqytet është Shkupi me afër gjysmë milionë banorë. Kjo është shoqëri multietnike dhe multikulturore me fe të ndryshme. Në Maqedoni krahas maqedonasve jetojnë edhe shumë grupe etnike – shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë dhe të tjerë. Dy të tretat e popullsisë janë të krishterë ortodoks, ndërsa të tjerët janë myslimanë, katolikë dhe të tjerë. Gjuhë zyrtare është – maqedonishtja. Flamuri i Maqedonisë është i kuq me diellin me ngjyrë të verdhë në të arit me tetë krahë të cilat kryqëzohen në diagonale, horizontale dhe vertikale, ndërsa valutë e saj është denari (1 euro – 61,5 denarë).


INFORMATAT THEMELORE PËR MAQEDONINË

INFORMATAT THEMELORE PËR MAQEDONINË

Menaxhimi në Maqedoni

Republika e Maqedonisë është shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe social me Kushtetutë të miratuar më 17 nëntor 1991. Referendumi për pavarësi dhe mëvetësi, më saktë ndarja nga federata jugosllovene, është mbajtur më 8 shtator 1991. Sistemi politik është – demokracia parlamentare me president i cili e udhëheq dhe e përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë. Presidenti i shtetit, sipas Kushtetutës, është edhe komandant i forcave të armatës dhe është kryetar i Këshillit të Sigurisë. Presidenti i shtetit zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme të drejtpërdrejta. Ai ka mandat pesë vjet dhe ai bashkëpunon me pushtetin ekzekutiv. Më saktë me qeverinë gjatë ndërtimit, përkufizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme. Qeveria, Kuvendit i propozon ligje dhe e përcakton dhe e propozon buxhetin, e mban politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit dhe e përcakton dhe e organizon atë. Gjithashtu, e ndjek punën e organeve shtetërore të administratës dhe të administratës shtetërore.

INFORMATAT THEMELORE PËR MAQEDONINË

Politika

Republika e Maqedonisë është e ndërtuar si republikë unitare. Komponenti social, liria, barazia, sundimi i së drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve etnike është njëra nga vlerat kryesore dhe më të larta të rendit kushtetues. Sistemi politik i Republikës së Maqedonisë si demokraci parlamentare, bazohet në parimin e ndarjes së pushtetit në tri degë – ligjvënëse, ekzekutive dhe juridike. Kuvendi i Maqedonisë është njëdhomëshe me 120 deputetë të cilët zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta parlamentare në katër vjet. Kuvendi e zgjedh kryetarin e vet, i cili e mban pozitën e dytë në hierarkinë politike të shtetit.


INFORMATAT THEMELORE PËR MAQEDONINË

Aktivitetet ndërkombëtare të Maqedonisë

Republika e Maqedonisë më 8 prill 1993 u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Në disa vitet e ardhshme në mënyrë aktive iu bashkëngjit punës së Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe thuajse të gjitha organizatave dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Qëllimi dhe organizimi kryesor i politikës së jashtme të shtetit është që ai sa më parë të bëhet pjesë e familjes evropiane dhe euro-atlantike të shteteve. Më saktë të bëhet vend-anëtar i plotfuqishëm i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian.

INFORMATAT THEMELORE PËR MAQEDONINË




 

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.