Turizmi në Maqedoni


TË DHËNAT THEMELORE MBI TURIZMIN NË MAQEDONI

Rëndësia e turizmit në Maqedoni është pjesë e kureshtjes së vërtetë dhe dëshirave dhe aktiviteteve të njeriut për ta njohur botën rreth vetes, ekziston një trend shumë i shpejt i zhvillimit, sikurse në botë, ashtu edhe në Maqedoni. Turizmi u ofron njerëzve shfrytëzimin përmbajtjetësor të kohës së lirë në hapësirat të cilat për nga karakteristika e vet natyrore dhe sociale themelohet për përjetime të reja atraktive dhe për relaksim. Turizmi si degë ekonomike është sfidë e rëndësishme edhe për zhvillimin ekonomik të vendeve.


TURIZMI NË MAQEDONI

Historia e turizmit

Njëri nga shpjegimet e para të turizmit si sistem, është dhënë qysh në vitin 1985 nga ana e Milit dhe Morisonit, të cilët këtë e kanë interpretuar dhe e kanë shpjeguar nga aspekti i ofertës dhe kërkesës. Modeli i tyre ishte i përbërë nga katër elementet e ndërlidhura: tregu, marketingu, udhëtimet dhe destinacionet.

Shkresat për turizmin në Maqedoninë datojnë nga fillimi i shekullit të 20-të. Në bazë të dokumenteve në Arkivin Historik në Manastir, janë zbuluar materiale dhe tekste në gazeta të vjetra. Në to vërtetohet se më 21 maj 1914 ishte organizuar udhëtimi i 120 manastirasve deri në Valevë dhe deri në Beograd. Udhëtarët ishin dërguar në stacionin hekurudhor prej një numri të madh të qytetarëve të Manastirit. Pastaj, një pjesë e pjesëmarrësve në udhëtim kishin shkuar t’i vizitojnë bijtë e tyre në ushtrinë serbe. Për një pjesë të pjesëmarrësve, udhëtimi kishte qenë për shkaqe turistike.

Në Manastir ka pasur shoqatë turistike “Juzhni Ezera” qysh në vitin 1927. Në vitin 1936, me lëshimin në qarkullim të linjës hekurudhore Manastir - Shkup, ka ardhur në zhvillimin intensiv të turizmit në Maqedoni, ashtu që ishin organizuar ekskursione të nxënësve. Maqedoninë, veçanërisht Manastirin e kanë vizituar edhe një numër i madh francezësh, të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në Kajmakçallan gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1939 ishte përgatitur edhe plani për ndërtimin e shtëpisë së Liqenit të Madh në Malin Baba, njëkohësisht ishte zhvilluar edhe turizmi malor në Maqedoni në Malin Pelister. Turistët e huaj ishin interesuar edhe për Heraklenë, ku gërmimet kishin filluar në vitin 1934.


TURIZMI NË MAQEDONI

Potencialet për turizmin në Maqedoni

Me ndihmën e turizmit zmadhohet rritja ekonomike dhe zhvillimi i vendit, tërhiqen investimet e reja, krijohen vendet e reja të punës, përmirësohet standardi jetësor. Turizmi, gjithashtu, ndihmon edhe për stimulimin e industrisë lokale dhe tregtisë, për promovimin e vlerave kulturore dhe pasurive natyrore, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ngjashëm. Interneti, si dhe rrjetet sociale elektronike, dukshëm ndikojnë në turizmin përmes ofertave onllajn të shumë prodhimeve dhe shërbimeve.

Interneti është burimi kryesor i informatave në kohën kur konkurrenca në tregun turistik është e madhe. Nëse agjencitë turistike dhe sektori turistik duan të jenë të suksesshëm dhe të shënojnë zhvillim të përhershëm në punën e tyre, duhet t’u përshtaten këtyre ndryshimeve. Kjo veçanërisht i referohet ofertës turistike onllajn, sepse turistët dhe udhëtarët potencialë kanë nevojë të madhe për informatat për destinacionet turistike që duan t’i vizitojnë.


Maqedonia ka potencial për shumë lloje të turizmit, mirëpo interes të madh ka për turizmin kulturor, fetar, aktiv dhe rural, pastaj ka interes edhe për ushqimin tonë, për verat tona, si dhe interes për vizitën e liqeneve tona të mëdha natyrore – Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës dhe Liqeni i Dojranit. Në kohën më të re më e theksuar është nevoja nga zhvillimi i turizmit aktiv, turizmit alternativ dhe aventuristik, për çka në Maqedoni ekzistojnë kushte të shkëlqyeshme – male të punuara dhe të pjerrëta, terrene për ski, lumenj të qetë dhe të shpejtë, ultësira të gjëra…



TURIZMI NË MAQEDONI

Turizmi në Maqedoni në dhjetëra vitet e kaluara ishte në zhvillim dhe shënon rritje prej afër 140%. Turizmi e promovoi vendin si destinacion turistik interesant të Ballkanit dhe zgjoi interes për vizitën e mysafirëve të më tepër vendeve të botës.


Numri i turistëve në Maqedoni nga viti në vit rritet në mënyrë rapide. Mesatarja e rritjes së turistëve në nivel vjetor është 15%, ndërsa vetëm në prill 2018 është rritur për 21,4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Te turistët vendorë ka rritje për 10.8%, ndërsa te turistët e huaj rritja është për 23%.


Këto të dhëna sugjerojnë se në Republikën e Maqedonisë është vendosur një qasje e re kundrejt aktiviteteve turistike, qëllimi i së cilës është kontributi maksimal në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Kjo nuk do të thotë asgjë tjetër, por zbatim të konceptit të planifikimit ekonomik dhe profilimit të prodhimit turistik konkurrent.






 

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.