Shkupi

Rajoni i Shkupit

 

Është e vendosur në pjesën veriore të Republikës së Maqedonisë. Ajo mbulon luginën e Shkupit dhe ka sipërfaqe prej 2.000 km2

 

 

 

Vendodhja

Fushëgropa e Shkupit është e kufizuar me male masive, Skopska Crna Gora në veri, Mali Gradishtanska në lindje, Mali masiv Mokra në jug, dhe degët e Karaxhica, Suva Gora dhe Zheden në perëndim. Rajoni në mënyrë të drejtpërdrejt preket me luginat e mrekullueshme me gryka të lumit Vardar, siç janë Gryka Dervenska dhe Taorska, më pas gryka Shishevska e lumit Treska, Gryka Kaçaniçka e lumit Lepenec dhe Gryka Badarska e lumit Pçinja.

 

 

Lumenj dhe liqene

Në një hapësirë të vogël gjenden disa lumenj të mëdhenj të cilët kalojnë nëpërmjet lugina mjaft piktoreske me gryka. Më të rëndësishëm janë lumenjtë Vardar, Lepenec, Pçinja, Lumi Kadina, Lumi Markova dhe Treska. Veçanërisht interesante janë liqenet Matka dhe Kozjak në luginën me gryka dhe kanione të lumit Treska, më pas banja termo-minerale Katlanovo, burimet minerale në Volkovo dhe objekte të tjera hidrografike. 

 

 

Klima

Rajoni turistik i Shkupit dallohet me temperaturë mesatare vjetore prej 12°C dhe një sasi mesatare vjetore të rreshjeve prej 500 mm. Rajoni dallohet me klimë kontinentale me depërtime të dobëta të ndikimeve mesdhetare, dhe në vendet më të larta mbizotëron klimë malore.

 

 

Flora dhe fauna

Përbërja e shumëllojshme gjeologjike, çarjet e relievit, prania e ujit dhe ndikimet klimatike kanë mundësuar një faunë të pasur, me dendflorë të shumëllojshme dhe vegjetacion barishtor. Fauna paraqitet me kafshë të shumëllojshme të egra të vogla dhe të mëdha: ariu, ujku, dhia e egër, derri i egër, lepuri, thëllëza dhe lloje të tjera të ndryshme që ngjallin interes tek turistët.

 

 

Drejtime rrugore

Në rajonin e Shkupit gjenden disa drejtime rrugore. Njeri nis nga Beogradi drejt Selanikut, tjetri nis nga Deti Adriatik drejt Selanikut, i treti nis nga Kriva Palanka dhe Kumanova dhe i katërti, i cili nga Ohri dhe Dibra çon drejt Shkupit. Në kuadër të turizmit është trafiku hekurudhor dhe aeroporti i Shkupit Aleksandri i Madh. Në një kryqëzim të tillë të rëndësishëm, pranë Shkupit si kryeqytet i Republikës së Maqedonisë, ndodhen rreth 120 lagje, një numër i madh lokalitetesh arkeologjike, një numër i madh manastiresh dhe kishash, monumente kulturoro-historike dhe manifestime.

 

Qyteti nga ky rajon:

Skopje

 

Manushaqe e Koshaninit

-lloj endemik nga kanionet e Treskës.

 

KALE E SHKUPIT

Kalaja e Justinijan i Parë

 

ÇARSHIJA E VJETËR E SHKUPIT

Nëse nuk ndieni shpirtin e Çarshisë, është njësoj sikur nuk keni qënë në Shkup.

 

KATEDRALJA (SOBORNA CRKVA)

Një nga kishat më të dallueshme në Maqedoni.

 

SHËN PANTELEJMON

Fillimi i renesancës së pikturimit të afreskeve, 140 vjet para renesancës në Itali.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.