Prilepi

 

Prilepi

Prilepi gjendet në pjesën lindore të Fushës së Prilepit, e cila është pjesë e Fushëgropës të Pellagonisë. Gjendet midis Kullat e Markos në veri dhe Malit Seleçka në jug. Ka pozitë të përshtatshme gjeografike dhe rrugore. Në Prilep kryqëzohen shumë rrugë, nëpërmjet të cilave pjesa perëndimore e Republikës së Maqedonisë komunikon me Povardarien dhe me Maqedoninë Lindore, dhe gjithashtu nëpër qytet kalon dhe hekurudha që lidh Manastirin me Velesin dhe Shkupin.  Si vend i fortifikuar dhe si qendër e rëndësishme ushtarake përmendet që në kohën e Samuilit. Në fillim të shekullit të XI (viti 1018) mbreti bizantin Vasilie II i vendosi emrin Prilapon. Qyteti quhej Prilapos edhe Prilepon.

Në vitin 1366 u bë kryeqyteti i Volkashinit famullitar të Dushanit. Pas vdekjes së tij në betejën Marica, qyteti mbeti nën udhëheqjen e djalit të tij Mbretit Marko. Sipas emrit të tij janë quajtur kalatë mbi Varosh në veri të qytetit. Në vitin 1394 Prilepi bie nën pushtimin osman. Turqit, duke mos dashur të përzihen me banorët e krishterë, formuan një qytet të ri në ultësirën pranë rrugës për në Manastir, në vendin e Prilepit të sotëm. Prilepi mesjetar bie dhe zvogëlohet në vendbanimin e sotëm Varosh. Sot, Prilepi dhe Varoshi janë bashkuar në një vendbanim të vetëm.

Gjatë udhëheqjes turke, Prilepi shpesh përmendet si vendbanim të madh me çarshi të zhvilluar, dhe në shekullin e XIX në të mbaheshin panaire të mëdha, të njohura në pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit. Pas Luftës së Dytë Botërore ndodh një zhvillim intensiv të qytetit. Me funksionet e reja administrativo – politike, ekonomike, kulturore – arsimore dhe funksionet e tjera, Prilepi bëhet një qendër e fortë ekonomike dhe vend i frekuentuar nga popullsia rurale përreth.  Numri i popullsisë në Prilep pas Luftës së Dytë Botërore pëson rritje të vazhdueshme (nga 24.816 banorë në vitin 1948, 39.611 në vitin 1961, 63.639 në vitin 1981, deri 70.000 banorë në vitin 2002). 

 

 

Kullat e Markos (Markovi Kuli)

Kalaja përfshihet në pesë kalatë më të forta dhe më të papushtueshme në Ballkan. Kalaja u zhvillua nga shekulli i IV para erës sonë dhe deri në shekullin e XIV në erën tonë, në afërsi të Prilepit të sotëm, e rrethuar me malin Babuna. Në antikitet, nëpërmjet Fushëgropës së Pellagonisë kalonin shumë rrugë kryesore, të cilat lidhnin Detin Adriatik me Detin Egje. Një degë e Via Militaris  (Singidunum - Costantinopolis) kalonte përmes Prilepit, dhe në vazhdim bashkohej me Via Egnatia (Durachium - Amfipolis). Prilepi ka fortesë të Krali Markos (Mbretit Marko) dhe falë kalasë, Prilepi mesjetar ka qenë i njohur në Ballkan me sistemin e tij dominues dhe mbrojtës. Qyteti mesjetar Markovi Kuli (Kullat e Markos) në vitin 1953 është shpallur si monument i kulturës dhe sot është simbol i qytetit. Poshtë Markovi Kuli (Kullat e Markos) gjendet manastiri Shën Arhangel Mihail. 

Kulla e Sahatit

Kulla e Sahatit gjendet në qendër të qytetit, afër pazarit. Ajo është ndërtuar në shekullin e XIX dhe është 38,5 metra e lartë. Kulla e Sahatit është shpallur si monument kulture dhe shërben si pikë referimi në qytet. 

 

Gjërat për të vizituar në Prilep

 
Pazari i vjetër
Shën Blagoveshtenie Church
Markovi Kuli Kalaja
Manastiri i shenjtë i Arkangjelit te II
 
 

Gjërat për të bërë në Prilep

 
Teatri festival Vojdan Cernodrinski
Festivali birrës
Qendra e Bashkëkohore Arteve Pamore
Festivali ndërkombëtar i instrumenteve dhe këngëve popullore "Pece Atanasovski"
 
Ju sugjerojmë të provoni Shirdan tonë tradicionale.
 

Click here to see Accomodation in Prilep

Click here for Prilep city tours

Click here to see the list of Prilep tourist guides

Click here to see Travel Agencies in Prilep

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.