Kumanova

 

Qytet i cili nuk do të ju lejojë të mërziteni

 

Kumanova gjendet në pjesën veriore të Republikës së Maqedonisë. Qyteti është vendosur në ultësirën lindore të Skopska Crna Gora, në Fushën e Kumanovës. Ka një pozitë gjeografike-rrugore mjaft të përshtatshme. Në vitin 1660 vendbanimi numëronte rreth 600 shtëpi dhe karakterizohej me zhvillim të dobët të ekonomisë. Në shekullin e XIX arriti të ndahet nga vendbanimet rreth tij dhe intensivisht përparoi. Në këtë periudhë Kumanova përmendet si Pazar i rëndësishëm për bagëti dhe grurë.

Arsyet për këtë rritje të qytetit janë në rolin e tij si qendër administrative dhe kryqëzimit rrugor për rrugët që ekzistonin kohë më parë dhe ato më të rejat, të cilat ndërtoheshin në vitet shtatëdhjetë të shekullit të XIX. Me ndërtimin e hekurudhës në afërsi të tij u forcua pozita e saj dominuese në lidhje me vendbanimet rreth tij. Kështu bëhet vend atraktiv imigrues për popullatën përreth dhe shënon rritje të theksuar të popullsisë. Në fillim të shekullit të XX në Kumanovë jetojnë rreth 15.000 banorë. Në periudhën pas luftës shënon rritje të përhershme të popullsisë, kështu që nga 20.000 banorë në vitin 1948 arin deri 70.000 banorë në vitin 2002. Kumanova vazhdoi të  rrit zhvillimin ekonomik.

 

Muzeu i qytetit (Shtëpi artizanale)

 

Pamja e Kumanovës përbëhet nga objektet e ndryshme kulturore, arsimore, administrative dhe objekte të tjera, ku mbahen ngjarje të ndryshme kulturore. 

 

 

Kisha Shën Gjorgji - Staro Nagoriçane (1313)

 

E vendosur në qendrën e Staro Nagoriçane, kisha zë një nga vendet më të rëndësishme në historinë e artit bizantin në Maqedoni. Sipas tekstit të gjetur në kishë, kisha është ndërtuar në vitin 1313, edhe pse është vërtetuar se është ngritur mbi themelet e një objekti më të vjetër të shekullit të XI. Nga kisha fillestare është ruajtur vetëm një pjesë e vogël e afreskut. Kisha është ndërtesë tre nefshe në formën e një kryqi të zgjatur e të gdhendur, mbi të cilën ngrihen pesë kupola. Veçantia e kishës qëndron në ruajtjen e ndarjes fillestare të altarit, punimi i ikonostasit me kolona guri, parapete të blloqeve dhe arkitra të dekoruara. Trashëgimi Evropiane – kisha dhe objektet rreth saj, si tërësi monumentale, janë pjesë e projektit për rinovimin e trashëgimisë kulturore në Evropën Juglindore, aksion i përbashkët i Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Këtu vihet re shembulli i vetëm për përpunimin e ikonave në fresko-teknikë në Maqedoni, ku majtas dhe djathtas të portave mbretërore janë paraqitur Shën Gjorgji dhe Shën Mëria e Pellagonisë. Rëndësia e përjetshme e këtij monumenti shpirtëror qëndron në afresket e ruajtura nga zografët e njohur Eftihij dhe Mihailo, i punuar në stilin paleontologji të shekullit të XIV, me stil narrativ të theksuar, por edhe sofistikim të madh edhe shprehje të moderuar. Vend i vetmuar – Ndërtimi i kishës origjinale të Shën Gjorgjit (shekulli XI) është i lidhur me biografinë e eremit Shën Prohor Pçinjski, i cili jetonte në një shpellë të vogël në afërsi të kishës së sotme. Shpella – vendi i vetmuar është rindërtuar dhe mjaft i vizituar.  

 

OBSERVATORI MEGALITIKE “KOKINO”

 

Observatoria megalitike Kokino gjendet rreth 30 kilometra në verilindje të Kumanovës. Ky vend ka një diametër prej 100 metra dhe gjendet në dy nivele nën majën malore Tatiqev Kamen (Guri Tatiqev), në një lartësi prej 1013 metra mbi nivelin e detit. Që nga zbulimi i saj në vitin 2001, konsiderohej si shenjtorja malore më e veçantë nga Epoka e Bronzit. Por, hulumtimet e detajshme arkeologjike dhe astronomike kanë treguar se ky lokalitet i përmban të gjitha karakteristikat e një vendi të shenjtë, por edhe karakteristikat e një observatorie të lashtë për shqyrtimin e trupave qiellorë. 

Karakteristika më e rëndësishme e observatorisë përfshin pozicionet për vëzhgim. Në horizontin lindor janë gjetur shënues guri të veçantë të cilët përdoreshin për të treguar të gjitha karakteristikat e lëvizjes të Diellit dhe Hënës. Në observatori u përdor metoda e vëzhgimit statik, duke treguar pozicionet e Diellit gjatë ditës më të gjatë verore dhe dimërore (solstici), si dhe të barasnatës. Në platformën e sipërme janë kryer gërmime arkeologjike ku është gjetur material të vlefshëm, sidomos mbetje qeramike, por edhe kocka kafshësh, pesha piramidale, mbetje prej dy grihë (gurë për bluarje) të bëra prej gurë argjilor dhe pllaka prej algash të thata. 
 

Qendra përkujtimore ASNOM

Qendër kulturore-historike dhe sportive-rekreative në fshatin Pelince, dedikuar Seancës së Parë ASNOM të mbajtur më 2 gusht 1994 në manastirin Shën Prohor Pçinjski. Kompleksi gjendet pranë lumit Pçinja në Pelince, në komunën Staro Nagoriçane, dy kilometra larg manastirit historik Shën Prohor Pçinjski. Kompleksi është hapur më 2 gusht 2004, me rastin e 60-vjetorit të Seancës së Parë ASNOM. Ka një sipërfaqe prej 8,5 hektarë dhe përfshin terrene lojërash, restorant, amfiteatër dhe muze të ASNOM, ku janë transferuar panelet monumentale të Sesionit të ASNOM nga muzeu historik. Në fasadën e muzeut gjendet mozaiku monumental “Maqedonia” prej 140 m². Në muze gjendet gjithashtu edhe kopja e dhomës së manastirit, Shën Prohor Pçinjski, ku është mbajtur Seanca e Parë e ASNOM. Afër saj është vendosur dhe dhoma-përkujtimore në të cilën janë ekspozuar dokumentet e krijimit të shtetit Maqedonas.

 

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.