Demir Kapija

Demir Kapija

 

Demir Kapija është vendosur në hyrjen e pjesës piktoreske të kanionit të Grykës së Demir Kapisë, afër Vardarit, autostradës dhe hekurudhës Shkup-Selanik. Ndodhet në zonën kufitare me Republikën e Greqisë dhe qendra komunale është vetëm 60 kilometra larg kufirit Maqedoni-Greqi. Vendbanimi ka sipërfaqe të sheshtë në një lartësi prej 110-130 metra. Ndodhet 19 kilometra larg Negotinos. Kjo zonë është e vogël dhe zë një sipërfaqe prej 4 km².

Në komunën e Demir Kapisë gjenden karakteristika të ndryshme klimatike: klimë mesdhetare, kontinentale dhe malore. Kryesisht, mbizotërojnë dy drejtime të erërave: nga veriu (Vardarev)  dhe nga jugu (mesdhetar-jugor). Temperatura mesatare vjetore arrin 13,8°C. Temperatura e dheut rrallë arin më poshtë se 0°C, e cila luan një rol të veçantë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Shuma vjetore e orëve me diell arrin në 2.322, 6 orë. 

 

Demir Kapija

 

Shpella Uji i Bardhë – gjendet pranë rrugës së vjetër për në Gjevgjeli, me gjatësi të përgjithshme të kanaleve shpellore prej 955 m. Kanali i sipërm ka bizhuteri shpellore, ndërsa kanali i poshtëm është i ri dhe në fundin e tij ka rërë, që tregon se në shpellë ka rrjedhë të përkohshme ujore. Në fund të kanalit gjendet Liqeni Margaritno me diametër prej 8x12 metra dhe thellësi 4-8 metra.

Muzeu i Demir Kapisë është themeluar në vitin 2010 dhe ofron tre lloje prezantimesh: prezantim i verës, i vetmi i këtij lloji në Maqedoni, prezantim arkeologjik dhe galeri me qendër për prezantime. Me një numër të madh artefaktesh, teknikë bashkëkohore për prezantim dhe pamje ekskluzive brenda tij, Muzeu i verës bëhet destinacion i pashmangshëm për turistët vendas dhe të huaj. Ky thesar kulturor vazhdimisht pasuron përmbajtjen e tij.

 

Demir Kapija

 

DITËT E TRADITËS - 14 shkurt, Demir Kapi

 Tradita e festimit të patronëve të vreshtarisë dhe verës që nga koha e lashtë vazhdon deri sot me festimin e patronit të krishterë të vreshtarisë, Shën Trifun. Manifestimi i është përkushtuar ruajtjes së vlerave tradicionale dhe trashëgimisë kulturore në këto zona. Gjatë manifestimit mbahen konkurse për verën dhe rakinë më të mirë dhe për ushqimin tradicional i përgatitur në mënyrën më të mirë, organizohen diskutime lidhur me vreshtarinë, ekspozita dhe ankande të verërave të vjetra, si dhe programe të ndryshme kulturore – artistike. 

 

Shpella Zmejovec – e përbërë prej dy pjesësh: njëra ka gjatësi prej 150 metra dhe formë rrethore, ndërsa tjetri ka gjatësi prej 40 metra. Shpella është e pasur me sende dekorative: perde, stalaktite dhe stalagmite. Hyrja e Zmejovecit është e madhe, dhe për këtë arsye duhet të shkohet dy kilometra e gjysmë më këmbë.

 

Vardari në Grykën e Demir Kapisë

Një nga grykat më të vogla por edhe më të mira të Vardarit në Maqedoni. Gryka e Demir Kapisë është malore dhe rreth 30 km e gjatë.

 

Shqiponja kokëbardhë

Demir Kapia ka lidhje të rëndësishme gjeografike – trafike. Dihet se përgjatë luginës së Vardarit që në lashtësi kalonte rruga e rëndësishme e Vardarit, e cila kalonte nga Selaniku dhe Pella për në jug, nëpërmjet Grykës së Demir Kapisë dhe në veri lidhte qytetet e Antigoneas (Negotinë), Stobi, Vila Zora (Veles), dhe Skupi (Shkup).

Një nga pesë objektet në Maqedoni nën mbrojtjen e UNESCO-s – Veraria Elenovi ofron një përrallë të mrekullueshme me shëtitje të plotë të verës dhe degustim të saj. Prodhohet verë e kuqe dhe verë e bardhë, një pjesë e të cilës ruhet nëpër fuçi, ndërsa pjesa tjetër në cisterna. Këtu do të ndieni shpirtin e të kaluarës në një pronë mbretërore, sot i transformuar në një objekt modern me ambient të këndshëm. Nga viti 2003 prona është vendosur nën mbrojtjen e Administratës për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, dhe disa vite më vonë është vendosur nën mbrojtjen e UNESCO-s.

 

Rezervë ornitologjie

Gryka e Demir Kapisë është një nga rezervat më të pasura ornitologjie në Evropë, e përfshirë në rrjetin për mbrojtje të zonave EMERALD. Këtu mund të gjenden shumë shpendë grabitqarë: shkaba e bardhë dhe egjiptiane, shqiponja e artë, shqiponja gjarpërngrënëse, shqiponja minjngrënëse, si dhe lloje të tjera të rralla të shpendëve. Shqiponja kokëbardhë është e pranishme në këtë grykë dhe përfshihet në llojin Falconiformes – shpendë grabitqarë, e cila është e mbrojtur me ligj.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.