Një Qytet-muze nën mbrojtjen e UNESCO-s, një margaritar i Maqedonisë
Ohri është qytet në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë në bregun verilindor të Liqenit të Ohrit. Me rrugë është lidhur me Shkupin, Manastirin, Dibrën dhe me Republikën e Shqipërisë. Gjendet në rrugën e vjetër Via Egnatia, i cili lidhte Detin Adriatik me Detin e Bardhë, e cila ka qenë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Ohrit në të kaluarën. Në afërsi të qytetit gjendet aeroporti i Ohrit, nëpërmjet të cilit zhvillohet trafiku ajror me destinacione të caktuara jashtë Republikës së Maqedonisë. Trafiku ujor në Liqenin e Ohrit ka pak rëndësi. Përdoret për peshkim dhe qëllime turistike. Disavantazh i vetëm është mungesa e trafikut hekurudhor. Në shekullin e III para erës sonë në vendin e sotëm në Ohër gjendej vendbanim me emrin Lihnida. Ky vend i rëndësishëm dhe i fortifikuar në shekullin e II para erës sonë gjendej nën administrimin romak dhe shndërrohet në vendbanim të rëndësishëm të rrugës Via Egnatia. Më vonë, Lihnida si qytet i pasur dhe i fortifikuar bie nën administrimin bizantin.
Në shekullin e VI dhe VII ka pasur luftëra të rënda midis fiseve sllovene dhe bizantinëve. Pas fitores, Sllovenët e ndërrojnë emrin e qytetit Lihnida me emrin Ohër. Në vitin 879 Ohri bëhet vend peshkopal, ndërsa në vitin 886, me ardhjen e Shën Kliment dhe Shën Naum, vendbanimi bëhet qendër kulturore. Këta pjesëtarë të shenjtorëve Kiril dhe Metodij që këtu filluan të zgjerojnë shkrimin dhe letërsinë sllovene. Në shtetin e Maqedonisë, Ohri ka qenë kryeqyteti ku ndodhej selia e Mbretit Samuel. Kalaja e Samuelit daton nga periudha e qeverisjes së tij. Kalaja është ruajtur në formë të mirë në pjesën e vjetër të qytetit, për të cilën të dhënat më të vjetra datojnë nga viti 476. Pas vdekjes së tij është shkatërruar, por përsëri është rinovuar. Përdorej edhe në periudhën e pushtimit osman. Gjatë shekullit të XII dhe XIII Ohri dallohej për zanate të zhvilluara.
Teatri antik
Teatri antik në Ohër ka origjinë nga periudha heleniste. Është ndërtuar rreth vitit 200 para erës sonë.
Gjendet në pjesën e vjetër të Ohrit, midis dy anëve të pllajës së kalasë të Samuelit, në zonë të përshtatshme për akustikë gjatë zhvillimit të shfaqjeve kulturore-artistike dhe ngjarjeve sportive. Teatri klasik ofron pamje të mrekullueshme drejt Liqenit të Ohrit dhe Malit Galiçica.
Fortesa e Samuilit
Gorna Porta (Porta e Sipërme) – në muret e saj janë vendosur shumë gurrë me mbishkrime greke, latine dhe të sllovenishtes së vjetër. Krahas funksionit për mbrojtje nga armiku, kalaja ka shërbyer edhe për të jetuar. Është e njohur me emrin Samuilova Krepost (Fortesa e Samuilit).
Gjatë udhëheqjes të Mbretit Samuil nga viti 976 deri në vitin 1014 dhe trashëguesve të tij deri në vitin 1018, Ohri ka qenë kryeqyteti i shtetit të parë të Sllovenëve Maqedonas. Kalaja e rinovuar në atë kohë ruajti deri në ditët e sotme skeletin e saj monumental urbanistik.
Trofta e Ohrit
Trofta e Ohrit është lloj endemik i ujërave të ëmbla në Evropë dhe është paraardhësi më i afërt i llojeve që kanë jetuar në këtë zonë para Tercierit. Trofta e Ohrit dallohet nga trofta e lumenjve për shkak të trupit plloçak, kokës së vogël dhe njollat gri si yje në trup. Ngjyra e mishit tek disa trofta është e bardhë dhe tek disa të tjera është rozë.
Gjatësia maksimale është nga 25 deri 60 cm, ndërsa pesha maksimale arrin deri 15, 8 kilogram. Melezët të kryqëzuar nga trofta e Ohrit dhe e lumenjve në trupin e tyre kanë njolla të vendosura me radhë të cilat janë të kuqe dhe të rrumbullakëta dhe gri me formë të yjeve, ashtu si korani. Trofta e Ohrit është shumë e shijshme. Si një shenjat dalluese të Maqedonisë, ajo gjendet në monedhat Maqedonase.
Pse Shën Kliment ia dedikoi këtë manastir Shën Pantelejmonit?
Shën Pantelejmon ka qenë si mjek me talent të madh për kryerjen e mrekullive. Tek manastiri i Plaoshnikut ka pasur spital, në të cilin Shën Kliment shëronte me lutje, barna dhe çaje dhe ka qenë i njohur si Shën Kliment Mrekullibërësi. Shën Kliment, nxënësi më i talentuar i vëllezërve Kiril dhe Metodij, të tre ishin mësues sllav, dhe për këtë arsye në Plaoshnik në Ohër, në Manastirin Shën Pantelejmon Shën Kliment themeloi universitetin e parë Evropian dhe Sllav në shekullin e IX (viti 886), shumë vite para universiteteve të njohura në Padova dhe Bolonja.
Në universitetin e Shën Klimentit në Ohër përfunduan studimet 3.500 studentë, të cilët vazhduan të zgjerojnë krishterimin në të gjithë Evropën ku fliteshin gjuhët sllave. Bibla e shkruar në gjuhën e vjetër Maqedonase Sllave u shpërnda nga Ohri në të gjithë Evropën Sllave, nga Selaniku deri në Ural, në 15 vende Evropiane.
Arkitektura e kishës
Është mjaft e rëndësishme për studimin e monumenteve mesjetare në Ohër, sepse paraqet kombinim të suksesshëm të elementëve bizantine dhe armene. Kisha është ndërtuar me gurrë të gdhendur, gurrë të zgavërt dhe tulla, me bazë drejtkëndore, kryq të mbishkruar dhe kupolë tetë këndore.
Manastiri dhe mjedisi i tij është vend i qetë për pushim dhe shëtitje. I gjithë rajoni mahnit me bukurinë e qetë të ujit të pastër dhe të tejdukshëm të burimit të Drinit të Zi, si një nga vendet më të pastra në bregdetin e Ohrit. Burimet e pastra e të ftohta dhe vegjetacioni i dendur rreth manastirit konsiderohet si vendi më ekzotik i liqenit. Lundrimi me varkë në burimet e manastirit është përvojë që duhet të përjetohet.
Plazhet në Liqenin e Ohrit
Përgjatë plazheve urbane të Ohrit dhe Strugës, nga Ohri deri në Shën Naum është shtrirë riviera e Ohrit, e cila është interesante për çdo turist.
Gorica
4 kilometra larg Ohrit
Mjedisi ju bën të ndiheni të qetë
Plazh i rrethuar me shkëmbinj të lartë
Pamje ideale e gjithë rivierës së Ohrit
Slavija
4 kilometra larg Ohrit, në lokalitetin Shën Stefan
Një nga plazhet më të frekuentuara, e rregulluar dhe e pastër
Atraksioni më i madh është rrëshqitësja 75 metroshe
Metropol dhe Belvi
8 kilometra larg Ohrit, 100 metra larg liqenit
Dy hotele me dhoma të mobiluara në mënyrë moderne dhe me pamje nga liqeni
Terrene sportive, klub boulingu, pishina, salla për konferenca, saunë, helioterapi, kazino, fitnes
Lagadin
Plazhi më i gjatë – 285 metra
Organizohen festa të ndryshme me borë-shkumë, shi dhe tullumbace
Me vend të veçantë për parkimin e skuterëve dhe motoskafëve
Atraksion i veçantë është platforma për relaksion, pije dhe shoqërim
Eleshec
Autokamp, 10 km larg Ohrit
700 shtretër në bungajë dhe kamp-rimorkio
Mundësi për qëndrim me kamp-rimorkio dhe tenda personale.