Monumentet Osmane në Maqedoni
Monumentet islame në Maqedoni prezantojnë ndërtesa spektakolare, të cilat edhe sot e kësaj dite rrëfejnë historinë e pasurisë dhe madhësinë e Perandorisë Osmane. Në fund të shekullit të 14, Maqedonia u përfshi në Perandorinë Osmane e cila ishte një prej perandorive më të mëdha në histori. Osmanët ishin të pranishëm në Maqedoni 5 shekuj të tëra (deri në vitin 1912) me ndikim në kulturën, fenë dhe arkitekturën e Gadishullit Ballkanik. Periudha e gjatë e kontaktit me kulturën turke ka pasur një ndikim të madh në mentalitetin, gjuhën, ushqimin dhe shumë aspekte të tjera të jetës së përditshme në Maqedoni, kurse qytetet përfitojnë shumë karakteristika orientale urbane. Nëpërmjet profanes Osmane dhe arkitekturës sakrale direkte ose indirekte, gjejmë një numër të të dhënave në lidhje me jetën në këtë rajon.
Trashëgimia më e madhe që ka mbetur nga pesë shekujt e sundimit osman është arkitektura islame e Perandorisë Osmane. Gjatë shekullit të 15 dhe 16 janë ndërtuar shumë xhami, hamame, bezistene, bujtina, saraje të bukura dhe ndërtesa të tjera që mahnitin me bukurinë e tyre të këndshme dhe formën arkitektonike që kanë. Të gjitha këto ndërtesa ishin ngritur nga njerëzit të cilët kanë mbajtur poste publike në këtë shoqëri. Shkolla arkitektonike osmane përdor ndikimet nga arkitektura bizantine dhe orientale, si dhe arkitekturën dhe traditat artistike, të cilat vijnë në shprehje përmes pjesëmarrjes së mjeshtrave lokal. Në ndërtimin dhe dekorimin e objekteve islame ndjehet pjesëmarrja e dukshme e ndërtimtarëve të Maqedonisë, drugdhendësve dhe piktorëve, e sidomos në shekullin e 19.