Kupa e Malit të Sharit
Qendra e skive Popova Shapka (Kodra e Diellit) në Malin e Sharit çdo vit është mikpritës i garave në slallom dhe slallom gjidand në kupën ndërkombëtare të Malit të Sharit. Ky manifestim për herë të parë është mbajtur në vitin 1947 dhe është gara më e vjetër ndërkombëtare në ski në teritorin e Ballkanit. Manifestimi më i madh i skive në Maqedoni ka edhe reputacion gjatë historisë. Në vitin 1954 u bë pjesë e garave të FIS B dhe nga viti 1969 deri në vitin 1986 paraqet konkurim për Kupën Evropiane në ski.
Slallomi bëhet në rrugën Ezerino, ndërsa slallomi gjigand në rrugën Orlova. Pjesëmarrësit në konkurimin e meshkujve dhe femrave që përfundojnë në tre vendet e para marrin çmim parash, kurse fituesit i jepet edhe një qen të racës së Sharit, i cili është simboli i malit dhe maskotë e kupës. Vazhdon tradita e garimit të skiatorëve nëpër rrugët e bukura me dëborë dhe të pranishmit mund të kënaqen me aftësitë e tyre në mjedisin e mrekullueshëm të malit të madhërishëm të Sharit.
