Karnevali i Strumicës
Karnevali i Strumicës është zakon tradicional shumëshekullor, i cili rrënjët e veta i ka nga një kult pagan dhe në thelb shënon festimin e lindshmërisë dhe pastrimit. Karnevali në kohën moderne ka kaluar nga një zakon në manifestim, i cili në vitin 1994 fiton karakter ndërkombëtar.
Mbahet në fillim të Kreshmës së madhe dhe i kushtohet vajzave të fejuara. Burimet e para të shkruara për Karnevalin e Strumicës rrjedhin nga viti 1670, nga shkrimtari turk Evlija Çelebija. Në hapjen e Karnevalit zgjidhen princ dhe princeshë, ndërsa ditën tjetër mbahet nata kryesore ndërkombëtare e karnevalot, ku ndahen çmime grupore dhe individuale.


Motivet më të zakonshme janë nusja dhe dhëndri, të cilët i simbolizojnë dhëndrin dhe nusen, më pas prifti i cili i bekon të rinjtë për lumturi dhe harmoni në martesë, dhe djallin të cilin të gjithë e përzënë i cili përfaqëson largim të forcave të këqija.
Në përgjithësi, karnevali i Strumicës është i njohur për bujarinë, gëzimin dhe humorin pozitiv, kështu që nëse merrni pjesë në këtë manifestim, me maskë apo pa maskë, pa dyshim që do të kaloni në mënyrë të paharueshme.