Festivali veror i Ohrit
Arsyeja për ta dashur akoma më shumë qytetin e Ohrit gjatë periudhës së verës është edhe manifestimi më i madh muzikor që mbahet në Maqedoni, i quajtur Vera në Ohër. Ky festival në vitin 2010 shënoi 50 vjetorin e ekzistencës së tij. Tradicionalisht mbahet nga 12 korrik deri 20 gusht dhe përmban një program të pasur artistik.
Ohri, si kryeqytet shpirtëror në Maqedoni, i jep atmosferën e nevojshme magjike kësaj ngjarjeje. Manifestimi ofron program për çdo shije. Koncertet, shfaqjet teatrale, leximet poetike dhe shfaqjet e baletit shkaktojnë interes të madh tek publikun. Deri tani në këtë festival kanë marrë pjesë shumë grupe muzikore dhe teatrale nga e gjithë bota.


Festivali Veror i Ohrit ka pritur interpretues nga më shumë se 60 vende, dhe deri tani kanë profilizuar shumë emra të rëndësishëm me reputacion të lartë. Me arritjet e veta në festival janë paraqitur dhe shume teatre nga rangu më i lartë në botë. Bukuri të veçantë përmbajtjes së programeve i jep mjedisi magjik i vendeve që zgjidhen si skenë e manifestimeve – oborri i katedrales “Shën Sofia”, Kalaja e Samuelit dhe teatri antik.
Nga viti 1994 Festivali Veror i Ohrit është pjesë e Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Ky festival paraqet krenari të madhe dhe përfitim të jashtëzakonshëm kulturor për Maqedoninë, dhe ngjarjet paraqesin pasuri kulturore për çdo vizitor.