Meze e vazhduar

 

Meze e vazhduar

Parahajet e freskëta në Maqedoni nganjëherë quhen meze e vazhduar. Ato janë uverturë e vërtetë e tryezës Maqedonase para se të kalohet në ushqimin kryesor. Si një nga gjërat më të vështira për të përgatitur, këtu përfshihen pitat tradicionale të kripura, të cilat kanë forma dhe shije të ndryshme. Zakonisht janë të mbushura me djathë, spanaq dhe lëpjetë. Nganjëherë në vend të pites mund të serviret baniçkë e shijshme. Një zgjedhje e shkëlqyer e parahajeve janë vezët e ziera të servirura me erëza, krepat e kripura, kërpudhat marinuar, proja, ndërsa në periudhat verore mund të konsumohen kungulleshkat e shijshme dhe të freskëta, të cilat zakonisht priten në forma rrethore dhe skuqen, por mund të serviren edhe të ziera, të përziera me hudhra dhe majdonoz të copëtuar. Në të kaluarën ishte e nevojshme që perimet të përgatiteshin edhe për muajt e dimrit, kur mungonin në natyrë. Në këtë mënyrë, pjesë e pashmangshme e kuzhinës maqedonase u bë edhe turshia, tradita e së cilës vazhdon deri më sot. Ky ushqim është i pasur edhe me minerale dhe vitamina.

 

 

Fillimisht përgatitet acidi dhe në të ruhen piperka majoshka (ato që mbeten në fund të sezonit, pas vjeljes), domate jëshile, lulelakër, karota dhe kastraveca. Si parahaje serviret dhe ajvari, i cili është krenari për tryezën maqedonase. Ai është një shembull karakteristik për ushqimet e dimrit, përgatitet prej piperkave të kuqe dhe është një nga sekretetet më të mëdha të kuzhinës së Ballkanit. Tradicionalisht përgatitet dhe në kushte shtëpiake, në mjedis të hapur. Shoqërues i shijshëm i ajvarit mund të jenë lutenica, malizhanoja dhe llojet e shumta të pinzhurit, të cilët paraqesin delikatesë madhështore. Si shtesë e drekës serviret edhe dip i përgatitur me hudhra, patate dhe fasule. Dipi është i shpejtë për tu përgatirur dhe ashtu si pinxhuri mund të serviret në enë balte, të shoqëruar me djathë.  Rituali i mezes së zgjatur në Maqedoni paraqet magji të shijeve të kombinuara që nuk doni të përfundojë.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.