Stobi

 

Stobi

Stobi është një nga qytetet më atraktive, më mbresëlënëse dhe më të famshme të antikitetit në teritorin e Maqedonisë.  I vendosur në zemrën e Maqedonisë, ky lokalitet është i pashmangshëm për këdo që do të përfshihet në aventurën arkeologjike, të shikojë përfitimet kulturore e botës antike dhe të kënaqet me pamjen e mrekullueshme të natyrës. 

Numri i madh i monumenteve të gërmuara, të cilat janë unike për nga bukuria e tyre, janë dëshmi të heshtura të jetës në periudhën parahistorike dhe helenistike, dhe objektet e ndërtesave në kompleksin urban tregojnë se Stobi ka qenë qendër religjioze me rëndësi urbane, ushtarake, administrative dhe tregtare në perëndorinë Romake dhe Bizantine.

 

 

Për shkak të pozitës së favorshme gjeografike, gjatë ekzistencës së shekujve, Stobi ishte një udhëkryq i madh në botën antike dhe për këtë arsye nuk është çudi që këtu do të gjeni shumë ndikime kulturore që kanë depërtuar nga jugu në veri dhe nga veriu në jug. Në periudhën Romake, Stobi u bë kryeqyteti i provincës Macedonia Secunda, dhe ka pasur farkatari për monedha.

Më vonë u bë qendër e rëndësishme për banorët e krishterë dhe rezidencë e peshkopit. Bazilika Episkopike, teatri antik, pallati Teodosian, shtëpia Poliharm, banja e madhe dhe shumë relikiume të tjera të së kaluarës të pasur historike të këtij qyteti antik nuk do t’ju lenë indiferent, do t’ju hedhin në krahët e historisë dhe do t’ju lenë pa frymë me bukurinë e tyre.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.