Heraklea Lincestis

 

Heraklea Lincestis

Qyteti antik Herakleja Linkestis konsiderohet si thesari kulturor i Ballkanit. Mbetjet e këtij qyteti gjenden në periferinë jugore të Manastirit, në pjesën e poshtme të malit Baba. Ky lokalitet i rëndësishëm arkeologjik është i pasur me gjetje të shumëllojshme, të cilat përfaqësojnë një kartolinë të vërtetë të periudhës helenistike dhe romake. Herakleja shtrihej në kufirin veriperëndimor të zonës së atëhershme maqedonase Linkestida dhe ka qenë një nga qendrat kryesore dhe më të zhvilluara ushtarako-strategjike në Ballkan.

Supozohet se qyteti u themelua nga mbreti Filip II i Maqedonisë në mesin e shekullit 4 para erës sonë, edhe pse sipas hulumtuevme të tjerë mendohet se themelues i tij ka qenë Filip V. Gjatë shekujve në këtë qytet akumuloheshin kultura të ndryshme – kjo qendër sociale dhe kulturore u pushtua nga Romakët, u sulmua nga Gotët, kaloi në duart e Bizantinëve, dhe më në fund u bë qendër jashtëzakonisht episkopale.

 

 

Një bukuri të veçantë ka kompleksi i teatrit. Arkitektura e teatrit u soll në një shkallë përsosmërie, sepse ndërtohej sipas kanuneve strikte të Vitruvijit dhe sipas dimensioneve të teatrit Romak. Do t’ju mahnitin edhe objektet e shenjta të zbuluara në Herakle: Bazilika e madhe, e vogël dhe e varezave dhe rezidenca episkopike.

Kryevepër e artit të hershëm historik është mozaiku në dyshemenë në narteksin e bazilikës së madhe. Mozaikët e dyshemeve në bazilika janë plotësuar me mijëra gurë të vegjël të vendosur në harmoni të përsosur, në të cilin është prezantuar bota me florë dhe faunë me mesazhe të ilustruara nga Bibla.    Bukuritë që do të shikoni në Herakle do t’ju mahnitin njësoj si pjesa e padukshme që vetëm këtu mund ta ndieni.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.