Banja Kosovrasti
Banja Kosovrasti gjendet rrëzë malit Kërçin, drejtpërdrejtë pranë lumit Radika në afërsi të Dibrës. Burimi është me kapacitet prej 61 litër ujë në sekondë, temperatura e ujit është 48C dhe veçohet si sulfuro-sulfate me shkallë të lartë të radio aktivitetit dhe baktereve të sulfurit dhe të algave të përshtatshme për shërim si dhe për caqe shkencore. Me karakteristika të këtilla uji shfrytëzohet në shërimin e tensionit të lartë të gjakut, sëmundje reumatike, diabetin, sëmundje të lëkurës dhe të ndezjes të kanaleve të frymëmarrjes.