Mavrova

 

Mavrova

Çdo stinë e vitit ka bukurinë e vet në parkun nacional Mavrovë. Kjo është arsyeja pse ky destinacion është i shkëlqyer për periudhën e dimrit dhe të verës. Sipërfaqja e parkut është 73.088 hektarë, dhe është e pasur me disa lloje endemike të bimëve, si dhe me 82 lloje kafshësh të mbrojtura. Tereni ofron një mundësi të shkëlqyer për hulumtim, derisa kalëroni mbi kalë ose deri sa lëvizni nëpër shtigjet e çiklizmit dhe alpinizmit, ndërsa shpatet e maleve ju ofrojnë mundësi për kampim dhe shëtitje të gjata.

Pasuria natyrore ju thëret në çdo hap. Mavrova ka 30 shpella piktoreske, midis të cilave dhe Shpella e Gropës së Sharit në afërsi të Rostushe. Në mavrovë gjendet edhe Lokuv, liqeni më i ulët akullnajor në Maqedoni.  Kanioni piktoresk i lumit Radika i jep parkut një bukuri të veçantë.

 

 

Grykat e shumta, të çarat e pjerrëta, shkëmbinjtë me forma të ndryshme dhe ujëvarat e formojnë relievin e larmishëm dhe specifik të Mavrovës. Shenjë mbrojtëse e rajonit është edhe kisha e „Shën Nikollës“ e zhytur në liqenin artificial të Mavrovës, e cila e mbulon deri në çati me çdo ardhje të ujit. Liqeni i Mavrovës, gjithashtu, është i përshtatshëm për vizitorët gjatë gjithë vitit – në verë për plazh dhe në dimër për ski.

Dimri në Mavrovë është magjepsës. Atëherë mund ta vizitoni qytetin e freskët Bunec dhe të niseni drejt tereneve për ski. Shtigjet e mrekullueshme me dëborë të malit Bistra do të zgjojnë sportistin brenda jush, tereni ofron mundësi edhe për ski gjatë natës. Nëse njëherë e vizitoni Mavrovën, ajo do të shpërngulet në zemrën tuaj, thjesht si një përallë.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.