Galiçica

 

Galiçica

Në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, me pamje si një vijë ndarëse midis liqenit të Ohrit dhe të Prespës shtrihet mali i bukur i Galiçicës.  Një pjesë e malit është park nacional, dhe bashkë me qytetin dhe me liqenin e Ohrit janë vënë nën mbrojtjen e UNESKO-s.Interesant është fakti se Galiçica është mal i thepisur dhe për këtë arsye është i varfër me ujëra siprfaqësorë.

E migjëthatë, tereni ka prani të madhe të bimëve relikte, ku 11 lloje bimore mund të gjenden në këtë vend dhe janë regjistruar 26 lloje endemike të kafshëve. Kjo si pasojë e sasisë së madhe të shiut gjatë vitit. Veçanërisht mbresëlënës është numri i fluturave - 1644 lloje në një hapësirë kaq të vogël.

 

 

Adhuruesit e natyrës dhe alpinistët mund të befasohen nga cirqet e jashtëzakonshme akullnajore, nga shpellat Volja, Shpella e Naumit dhe Gropa Samotska, e cila është më e gjata, me një kanal prej 279 metra. Rruga më tërheqëse që mund të zgjidhni është ajo që kalon nga mali dhe lidh zonën e Ohrit dhe të Prespës.

Nëse bëni shëtitje më këmbë apo ndisni biçikletë nëpër rrugën e asfaltuar, do të arrini në një lartësi prej 1550 metra. Këtu zbulohet pikëpamja më e mirë, sepse poshtë jush shtrihen dy liqenet e mrekullueshëm – ai i Ohrit dhe i Prespës. Për alpinistët më këmbëngulës – sfidë është maja Magaro, ndërsa për parashutistët më këmbëngulës Galiçica është destinacioni i duhur.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.