Monumente natyrore

Monumente të natyrore

 

Maqedonia është vendi i pikëpamjeve. Ajo do t’ju befasojë me bukuritë e saj, por edhe do t’ju hapi sytë – do të shikoni atë që nuk e keni parë, do të provoni atë që nuk e keni provuar. Në një sipërfaqe prej 25.713 kilometra katrorë do të gjeni forma të ndryshme të natyrës: masive malore, punime vulkanike të reliefit, gryka, kanione, shpella etj. Në Maqedoni do të gjeni ndërthurje të ngjyrave të ndryshme – kaltërsi e pafundme e liqeneve, gjelbërim i pyjeve të dendura, ngjyrat e ngrohta të luginave shumëngjyrëshe në pranverë ose bora e bardhë në dimër.

 

Në këtët mjedis dallohen katër tipe të klimës. Vera është e thatë dhe e ngrohtë, ndërsa dimri është i ftohtë dhe i lagësht. Numri i ditëve me diell arrin nga 230 deri 280 ditë në vit. Në vend ka tre parqe kombëtare. Rreth gjysma e teritorit të Maqedonisë përbëhet nga reliev malor. Ka 26 masive malore me rreth 80 male dhe degë malore. 16 male janë më të larta se 2000 metra. Nga shpellat, më e dallueshme është shpella nënujore Vrelo me 212 metro thellësi, si dhe shpella e Slatinës me gjatësi prej 800 metra.

Teritori i Maqedonisë është i pasur me shumë burime, lumenj, liqene dhe banja. Rreth 2% të teritorit është nën sipërfaqe ujore. Në Maqedoni ka 30 lumenj, 3 liqene tektonike (nga të cilat më i madh është Liqeni i Ohrit), 43 liqene akullnajore dhe shumë liqene artificiale (nga të cilat më i madh është liqeni i Tikveshit). Maqedonia ka faunë të pasur dhe lloje endemike.

 

Liqeni i Ohrit është i vjetër 4 milion vjet dhe është një nga më të vjetrit në botë.  Gjiithashtu, liqeni është një nga rezervuarët më të mëdhenj në Evropë me ujë të pijshëm. Është i mbrojtur si një pasuri natyrore nga Unesko, ka ekosistem me mbi 200 lloje endemike, midis të cilave është edhe trofta e famshme e Ohrit. Në Maqedoni mund të ndieni bukurinë e ujërave të kristalta, të ngjiteni në male dhe të qëndroni në majat e larta, të shqyrtoni shpellat, të ngjiteni në shkëmbinj, të ngisni biçikletë nëpër shtigjet e bukura, të vendosni të bëni ski në ndonjë nga qendrat e skijimit, ose të vështroni pamjet kryesore të natyrës.  Zgjidhni çfarë të doni, është e pamundur të gaboni!

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.