Trpejca

 

Trpejca

Trpejca është fshat i vjetër peshkimi i cili është vendosur në gropën natyrore midis shkëmbinjve të bregut lindor të liqenit të Ohrit. Në këtë fshat me histori të pasur mund të arrini në rrugën nga Ohri drejt manastirit „Shën Naum“. Fshatin do ta dashuroni posaçërisht për intimitetitn që ju ofron, dhe akoma më shumë nëse jeni adhurues i shëtitjeve, atëherë nga mali përeth mund të hidhni vështrimin drejt ujërale me perla të Ohrit. Në rethinat e fshatit do të vëreni idilin rural dhe jetën e qetë që rrjedh nga kodra.

Duke zbritur poshtë nëpër shkallë, para jush si në përallë hapet pamja e liqenit.  Pasi të hyni në zemrën e fshatit, përfundimisht zbrisni tek plazhi dhe atëherë bindeni në këshillën që pa dyshim çdokush ju jep – se Trpejca është vend i pashmangshëm për vizitë. Në fshat përzihen ndërtesa moderne me shtëpi të vjetra fshatare.

 

 

Trpejca ka shpirt të veçantë, ndërsa banorët janë mjaft mikpritës.  Mos haroni të shijoni specialitetet si gjomleze, troftë, cironë ose tavë peshku. Në afërsi gjendet kisha „Shën. Maria Zaumska“, manastiri „Shën Naum“, si dhe gjiri i kockave, i cili paraqet muze dhe lagje parahistorike. Disa shtëpi gjenden në bregun e liqenit. 

Plazhi i vogël i fshatit është mbuluar me gurrë të vegjël e të bardhë dhe shtrihet në vetëm 200 metra. Uji është i tejdukshëm dhe i këndshëm për not. Në Trpejca do të ndieni atmosferë të veçantë dhe klimë të ndryshme, dhe vetëm një shikim drejt liqenit në orët e vona të pasdites do t’ju qartësojë arsyen se pse pikërisht këtu banorët vendas dhe miqtë e tyre ardhjen vjetore në behar e festojnë me Festivalin unik të perëndimit të diellit.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.