Staro Nagoriçane

 

Staro Nagoriçane

25 Kilometra larg Kumanovës, poshtë malit Ruen, në bregun e djathtë të Pçinjës, gjendet fshati Staro Nagoriçane. Ky vend ka rëndësi historike, sepse në afërsi të tij kalonte rruga kryesore Via Egnatia.   Rruga e ndërtuar me gurë akoma mund të vizitohet. Pasuria më e rëndësishme shpirtërore e fshatit është kisha „Shën. Gjergji“ nga shekulli 11, e cila është me rëndësi të madhe dhe paraqet  një shembull të mrekullueshëm të arkitekturës mesjetare bizantine.

Mbi kishë gjendet shpella asketike e Shën. Prohor Pçinski. Në vende të caktuara të fshatit mund të shikoni shumë shtëpi të braktisura, të cilat dëshmojnë për historinë e gjatë dhe të cilat e paraqesin arkitekturën e vjetër të fshatit. Por, një numër i madh i shtëpive janë rinovuar dhe kanë obore të rregulluara me gjelbërim dhe lule të ndryshme.

 

 

Mbi fshatin Staro Nagoriçane mund të kënaqeni duke shëtitur nëpër vendet me pisha. Në afërsi të fshatit gjendet Zebernjak, urnë memoriale për Betejën e Kumanovës e cila u zhvillua në këtë rajon gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ushtri sërbe kori fitore.  Jo larg fshatit do të gjeni shkëmbin Kostoperska, i cili është vend i njohur arkeologjik ku është gjetur arti shkëmbor.

Disa kilometra larg fshatit, gjendet vendi mistik i quajtur Lisi i Shenjtë, të cilën banorët vendas e konsiderojnë si vend të shejntë.  Vizitorët shpesh vijnë këtu për të medituar dhe për të praktikuar joga dhe përvoja e tyre thotë se në këtë vend ekziston një fushë të fortë energjie – me energji të madhe pozitive.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.