Koleshino
Koleshino është vendosur poshtë malit Blasica, në pjesën juglindore të Maqedonisë, afër qytetit të Strumicës. Ky fshat befason veçanërisht me shkëlqimin ujor. Historia e Koleshino jeton paralelisht me të tashmen. Në këtë zonë akoma ruhet kujtimi i betejës së Belasicës nga viti 1014. Atëherë humbën jetën shumë ushtarë të Mbretit Samuil, dhe për shkak të masakrit, ekziston legjenda se për këtë arsye fshati ka marë këtë emër. Banorët e fshatit njihen si bujq të zotë. Frutat më karakteristike të këtij rajoni janë bostani dhe kikirikat, por ka kushte të shkëlqyera edhe për ritjen e kivave dhe boronicave.
Koleshino gjithmonë ka qenë frymëzues edhe për udhëtarët që shkruajnë libra edhe për ata që nuk janë të tillë. Sigurisht që edhe për ju do të jetë një destinacion interesant, sepse këtu do të jeni dëshmitar i një bashkëjetese jo të zakonshme për popullatën në Ballkan. Dihet se në Koleshino ka 4 kisha të besimeve të ndryshme fetare. Në këtë hapësirë të vogël shenjë dalluese është shumëllojshmëria fetare, e cila qëndron si një komunitet i qetë duke ndihmuar njeri-tjetrin, disa festa si Krishtlindjet etj. Festohen bashkarisht. Kjo është një dëshmi tjetër se në këtë fshat përveç natyrës ekziston edhe e vërteta e harmonisë njerëzore.