Jançe

 

Jançe

Pas kanionit gjarpërues të njërit prej lumenjve më të bukur të Maqedonisë, Radika, gjendet një nga fshatrat më të vjetër të këtij rajoni – fshati Jançe, i vogël por tepër piktoresk. Sipërfaqja e fshatit është vetëm 4, 8 km2, dhe gjendet në një lartësi prej 760 metra mbi nivelin e detit.

Ekzistenca paralele e kishës dhe xhamisë janë vetëm një dëshmi shekullore e tolerancës dhe bashkëjetesës të banorëve të këtij fshati. Shtëpitë janë renditur në mënyrë shkallëzore dhe përbëjnë një shkrirje të jashtëzakonshme me peisazhin e bukur natyror. Pamja e tyre autentike është pasojë e traditës tradicionale e ndërtimit, e ushqyer qindra vjet.

 

 

Mjeshtri Tefik Tefikoski i ka meritat më të mëdha për restaurimin e shtëpive të këtij fshati, i cili jo vetëm që ruan pamjen autentike të ndërtesave, por në proçesin e restaurimit përdor vetëm materiale natyrore, ose më saktë – baltë, gurë dhe dru, ashtu si kohë më parë janë ndërtuar shtëpitë. Afër fshatit gjendet dhe ujvara Duf, manastiri „Shën. Jovan Bigorski“, ura Elen e lumit Tresoneçka dhe liqeni akullnajor Lokuv.

Çdo vit në fshat mbahet festivali i byrekut, ku mblidhen kuzhinierët më të aftë e të gjitha fshatrave përeth dhe konkurojnë se cili do ta përgatitë byrekun më të shijshëm. Përveç se do të kënaqeni duke parë bukuritë e natyrës dhe lumit të pastër dhe të shpejtë Radika, do të provoni çajin e bimëve malorë dhe do të shijoni djathin e Mavrovës prej qumështit të pa pasterizuar.   Dhe, sigurisht, do të çlodheni nën qiellin e bukur.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.