Galiçnik

 

Galiçnik

Një nga fshatrat më të bukur malor, i njohur për kullotat e harlisura, kashkavallit të shijshëm dhe djathit të bardhë, si dhe për muratorët dhe ndërtuesit e shkëlqyer, gjendet në shpatet e Bistrës, në zemrën e rajonit. Vendodhja interesante e Galiçnik, në lartësi mesatare prej 1400 metra mbi nivelin e detit, plotësohet me pamjen autentike të shtëpive.

Arti i ndërtimit të banorëve të këtij rajoni është i njohur dhe në kryeqytetet Evropiane, ku ustallarët e kanë vërtetuar zanatin e tyre. Në Galiçnik është ruajtur arkitektura e vjetër fshatare, shtëpitë e vjetra prej guri janë restauruar, dhe ndërtohen ndërtesa të reja që i përmbahen traditës. Shtëpitë përbëhen prej dy ose tre kate dhe pamja e tyre e sotme daton nga shekulli 19 dhe fillimi i shekullit 20.

 

 

Historikisht, informacionet më të vjetra për Galiçnik datojnë nga shekulli 10. Mendohet se në fillim ka qenë lagje e barinjve. Pikërisht blegtoria ka qenë veprimtaria kryesore në fshat, megjithatë sot Galiçnik mbushet me njerëz vetëm gjatë verës, kur banorët e zhvendosur kthehen për të shmangur vapën.  Në qershor mbahet dasma tradicionale e Galiçnikut.

Përveç arkitekturës autentike dhe trashëgimisë të pasur kulturore, Galiçnik paraqet një përvojë të paharueshme dhe afërsi me natyrën e paprekur, në të cilën akoma mund të gjeni ndonjë tufë kuajsh të egër që vrapon nëpër shpate. Klima mesdhetare i jep pasuri të veçantë këtij teritori, dimri është i acartë dhe dëbora qëndron deri në maj, por në pranverë dhe në verë panorama e mjedisit është befasuese, ju kënaq dhe ju bën të admironi kryeveprat e natyrës dhe duarve të afta krijuese.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.