Babino

 

Babino

Ekziston besimi se në një nga tre kodrat në të cilat është vendosur fshati Babino ka kaluar dhe Apostull Pali gjatë vizitës së tij në Maqedoni. Ndoshta kjo është arsyeja pse ky rajon është i bekuar me pasuri të jashtëzakonshme të ujit të pijshëm. Vetëm gjatë rrjedhës së lumit Bazerniçka ekzistojnë burime pothuajse në çdo 100 metra, dhe vazhdojnë deri tek derdhja e saj në lumin e Zi. Çdo udhëtar në fshat mund të shuaj dhe një etje tjetër – etja e ndriçimit shpirtëror. Kjo falë Bibliotekës më të madhe private në Maqedoni që ka traditë koleksionare tre shekullore. Koleksioni i bibliotekës përbëhet prej 25.000 tituj. Ajo përmban botime të ralla dhe pjesë unike të shkruara në persisht, turqishten e vjetër, sllovenishten e vjetër dhe gjuhën arabe. Versionin më të vjetër e paraqet fjalori arab nga viti 1307. Biblioteka është e vendosur në një shtëpi me pamje tradicionale, në atë ekziston etno-dhomë të hapur, ndërsa në obor është ndërtuar një amfiteatër privat ku mbahen proimovime, recitime poezish, koncerte muzikore dhe ngjarje të tjera.

Është interesant fakti se nga Babino vijnë 162 mësues, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore përhapnin arsimimin në të gjithë Maqedoninë. Përgjatë rrjedhës së lumit Bazerniçka gjendet një rezervuar për peshq, ku mund të shijohen shumë speacialitete peshku, por edhe disa lloje ushqime tradicionale Maqedonase. Popullata vendase është e aftë të përpunimin e drurit, endje, qendisje dhe në aftësi të tjera tradicionale. Është interesant fakti se banorët vendas dhe në vitet e pleqërisë kanë flokë të dendura. Besohet se posedojnë kurë misteriozë kundër rënies së flokëve. Pranë gjelbërimit dhe pasurisë pyjore me fruta të ndryshme dhe bimë mjekësore, në një lartësi ideale prej 750 metra mbi nivelin e detit, nuk është as pak çudi që jeta mesatare e banorëve arin në 90 vjet!

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.