KALAJA E SHKUPIT
E vendosur mbi kodër, me pamje të lumit Vardar, Kalaja e Shkupit me shekuj është syri i zgjuar i qytetit. Si vendi më i lartë në Shkup, Kalaja e Shkupit gjithmonë ka qenë e vlerësuar nga banorët vendas. Shumë kohë më parë, madje edhe para se turqit të ndërtonin muret e gjera të kalasë, të cilët qëndrojnë edhe sot, këtu kanë ekzistuar lagje. Gjurmët më të hershme të jetës datojnë nga koha e neolitit dhe kohës së hershme të bronzit, diku rreth 4,000 vjet para Krishtit. Kalaja fillimisht u ndërtua nga Bizantinët në shekullin e VI në erën tonë, me mure guri të cilët janë rreth 121 metra (400 këmbë) të lartë.
Pas tërmetit në vitin 1963 kullat rrethore, drejtkëndore dhe katrore të Kalasë janë ruajtur dhe restauruar. Kalaja e Shkupit është një nga atraksionet turistike më të mira në Shkup, e cila në të njëjtën kohë ofron pamje fantastike të qytetit dhe gjendet në afërsi të monumenteve të tjera të qytetit, siç është çarshia e Vjetër Turke.
OBSERVATORI MEGALITIKE “KOKINO”
Observatoria megalitike Kokino gjendet rreth 30 kilometra në verilindje të Kumanovës. Ky vend ka një diametër prej 100 metra dhe gjendet në dy nivele nën majën malore Tatiqev Kamen (Guri Tatiqev), në një lartësi prej 1013 metra mbi nivelin e detit. Që nga zbulimi i saj në vitin 2001, konsiderohej si shenjtorja malore më e veçantë nga Epoka e Bronzit. Por, hulumtimet e detajshme arkeologjike dhe astronomike kanë treguar se ky lokalitet i përmban të gjitha karakteristikat e një vendi të shenjtë, por edhe karakteristikat e një observatorie të lashtë për shqyrtimin e trupave qiellorë.
Karakteristika më e rëndësishme e observatorisë përfshin pozicionet për vëzhgim. Në horizontin lindor janë gjetur shënues guri të veçantë të cilët përdoreshin për të treguar të gjitha karakteristikat e lëvizjes të Diellit dhe Hënës. Në observatori u përdor metoda e vëzhgimit statik, duke treguar pozicionet e Diellit gjatë ditës më të gjatë verore dhe dimërore (solstici), si dhe të barasnatës. Në platformën e sipërme janë kryer gërmime arkeologjike ku është gjetur material të vlefshëm, sidomos mbetje qeramike, por edhe kocka kafshësh, pesha piramidale, mbetje prej dy grihë (gurë për bluarje) të bëra prej gurë argjilor dhe pllaka prej algash të thata.
VENDBANIMI STOBI
Të dhënat historiografike dhe gërmimet arkeologjike na mundësojnë ndërtimin e fotografisë të duhur historike të popullimit të përhershëm dhe ngjarjet e lidhura me Stobi. Mbetjet e gjetura nga periudha arkaike dhe klasike ndoshta shënojnë fillimin e qytetit. Sasia e tyre e vogël dhe mungesa e burimeve të shkruara nuk lejojnë të bëhen përfundime të caktuara në lidhje me vendbanimin dhe madhësinë e tij.
Dëshmia më e hershme për Stobin gjendet në librin e Livijit “Ab Urbe Condita“ (“Që kur u themelua qyteti“), dhe i referohet triumfit e Filip V nëpërmjet Dardanëve. Livij tregon se beteja ndodhi në afërsi të Stobit në vitin 197 para Krishtit. Informacioni i tij i dytë për Stobin na çon në kohën e pushtimit romak të Maqedonisë dhe vitit 167 para Krishtit, kur Stobi u bë qendra kryesore tregtare për kripë në qarkun e tretë. Gërmimet arkeologjike zbuluan të dhëna të mjaftueshme nga vendbanimi helenistik dhe nekropolin e tij i cili na mundëson të ndiqet zhvillimi i mëtejshëm i qytetit. Tregtia dhe vendndodhja e Stobit ishin nxitësit kryesorë për zhvillim të përhershëm gjatë sundimit romak.
KULLAT E MBRETIT MARKO–PRILEP
Kullat e Markos (kullat e Mbretit Marko) gjenden në pjesën veriperëndimore të Prilepit, Maqedoni, mbi lagjen e Prilepit Varosh. Lokaliteti Kullat e Markos gjendet në një nga kalatë më piktoreske mesjetare në Maqedoni. Gjendet në një kodër 120-180 metra të lartë dhe është e rrethuar me shpate të thepisura të mbuluara me gurrë të trashë graniti. Deri në pjesën e sipërme të lagjes së atëhershme mund të arrihet nga ana veriore dhe jugore. Gjatë katër dekadave të kërkimit arkeologjik, mbetjet e zbuluara drejtojnë në ekzistencën e vendbanimit të hershëm antik Keramija. Në periudhën romake, kjo lagje e vogël fshatare u zgjerua drejt zonës jugperëndimore, tregues i të cilës janë disa ornamente prej mermeri nga një bazilikë të hershme të krishterimit.
Murret janë rreth një metër të trashë dhe janë ndërtuar prej llaç-gëlqeror dhe mbështeten mbi shkëmbinj të mëdhenj gëlqeror. Muret e brendshme e ndajnë akropolin në zona më të vogla. Pallati i Volkashinit dhe Markut gjithashtu ishin vendosur këtu. Porta veriore ka bazë komplekse e cila flet për zgjerimet dhe rikonstruksionet e shumta të vendit. Sipas disa gjetjeve historike, deri në gjysmën e dytë të shekullit XIV, madje edhe më vonë, këtë kala e kanë ruajtur vetëm 40 ushtarë. Vendbanimi ishte vendosur në pjesën jugore të akropolit në një sipërfaqe rreth 3,6 hektarë. Në anën veriore ka portë të dyfishtë, si dhe shumë roje midis hyrjeve. Në murin jugor gjenden tre kulla të mirë ruajtura. Pjesa më e poshtme e murit përbëhet nga një seri muresh të shkurtra të ndërtuara në një linjë me ndërprerje.
OHRI–LIHNIDA E LASHTË
Ekzistenca e qytetit antik Lihnidos (Ohri i sotëm) është e lidhur me legjendën për Fenikasin Kadmo, i cili u dëbua nga Teba në Beotija, u largua nga Enhelejët dhe themeloi qytetin Lihnid në bregun e liqenit të Ohrit. Lihnid dhe zona e tij u banuan nga fiset ilire të udhëhequra nga fisi i Desaretëve. Filip II, babai i Aleksandrit të madh, në vitin 353 para erës sonë pushtoi këtë qytet dhe që atëherë Lihnid përmendet si emri i qytetit pranë Liqenit të Ohrit. Është gjetur një gur i cili daton prej atyre ditëve kur qytetarët përmenden si Lihnidët. Informacionet më të vjetra historike për qytetin Lihnid datojnë që në vitin 217 para erës sonë, dhe lidhen me disa operacione ushtarake romake në këtë rajon. Para këtyre ngjarjeve, qyteti qeverisej nga perandorët Maqedonas.
Historia e mëvonshme e Lihnidit është e plotësuar me ngjarje interesante. Në vitin 208 para erës sonë, Eropi i njohur pushtoi qytetin, ndërsa në vitin 196 para erës sonë, mbreti ilir Pleurat u bë aleat i pushtuesve romakë. Emri i qytetit përmendet në vitin 170/169 para erës sonë, si bazë ushtarake romake – periudhë me shumë beteja me mbretin e Maqedonisë Persej. Që nga koha e mbretërve të Maqedonisë, Lihnidos ishte i njohur për farkëtimin e monedhave (parave). Në njërën anë të monedhës ishte paraqitur mburoja maqedonase me yll në mes, ndërsa në anën tjetër kishte rrepë dhe mbishkrimi Lihnidion. Janë gjetur vetëm dy nga këto monedha të ralla, prej të cilave, njëra ruhet në Institutin për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në Ohër, ndërsa tjetra gjendet në Stamboll (Kostandinopojë).
BARGALA–SHTIP
Qyteti antik Bargala akoma mbetet burimi kryesor i materialeve nga periudha antike. Qyteti Bargala gjithashtu përmendet dhe në dokumentet e Kuvendit Halkedon në vitin 415. Emri i këtij qyteti përmendet në një mbishkrim nga viti 371, i cili paraqet pllakë-përkujtimore për ngritjen e një porte në qytet. Pllaka u gjet në vendin i quajtur Hançe, në bregun e majtë të lumit Bregallnica. Ky monument na tregon ku gjendej qyteti antik Bargala emri i të cilit është me prejardhje trake. Vendbanimi i vjetër antik me karakter urban, i quajtur Bargala, gjendej në Dolni Kozjak (Kozjak i poshtëm). Ky qytet, në fund të shekullit IV shërbente si kamp ushtarak për legjionet romake gjatë pushtimit të lindjes e cila më vonë u shkatërrua.
Banorët ngritën qytet të ri te Lumi Kozjak në Goren Kozjak (Kozjak i sipërm), siç vërtetojnë gjetjet arkeologjike. Qyteti u bë seli episkopate nga shekulli V e deri në shekullin VI. Qyteti Bargala u shkatërrua, ndërsa qytetarët shumë shpejt u shpërngulën. Tradita kishtare e selisë së vjetër episkopate vazhdoi dhe në periudhën sllave në këtë rajon. Në kohët e fundit, arkeologët nga Instituti dhe Muzeu i Shtipit zbuluan edhe një tjetër bazilikë nga shekulli VI. Në Bargala ekzistonin tre bazilika. Për më tepër, në pjesën verilindore të gërmimeve u zbulua një punishte vere. Bargala mbetet një nga lokalitetet më të vjetra historike dhe frymëzim i pafund për arkeologët e Maqedonisë.
QYTETI ANTIK STIBERA
Stibera, ose ashtu si arkeologët kanë qejf ta quajnë Pompeja Maqedonase, është një nga qytetet më të vjetra në Maqedoni, por në të njëjtën kohë është një nga lagjet qytetare më tërheqëse antike. Gjendet në afërsi të fshatit të Prilepit Çepigovo, në këtë zonë janë gjetur dekorime të ndryshme prej mermeri, statuja dhe buste, duke përfshirë dhe një statujë të perëndeshës Tihe në piedestal me mbishkrim.
Kisha përbëhet nga oborri (nef) dhe hyrja (lobi). Muret e saj ishin ndërtuar me gurë dhe llaç të fortë, ndërsa themelet ishin të forta dhe masive. Mënyra e ndërtimit të nefit është tipike romake. Nga objektet arkitektonike veçohet gjimnazi antik. Përbëhet nga dy ndërtesa të veçanta: shenjtore dhe hapësirë e rrethuar me kolona për heronjtë dhe piedestal.
KALAJA E SAMUILIT
Kalaja në Ohër mban emrin e mbretit Samuil për shkak të faktit se në një periudhë të qeverisjes së tij, ai zgjodhi Ohrin si qyteti kryesor i mbretërisë së tij. Kalaja është ndërtim profan e cila në mënyrë të pandashme është e lidhur me të gjithë historinë e Ohrit, nga kohët më të lashta dhe deri sot. Qyteti Lihnid dhe kalaja për herë të parë janë përmendur nga Livij në vitin 209 para erës sonë gjatë qeverisjes së mbretit Maqedonas Filip V. Këto të dhëna na tregojnë se nga fundi i shekullit III para erës sonë kalaja ishte plotësisht e ndërtuar dhe funksionale në momentet kyçe të historisë së qytetit Lihnidos (Ohër). Pamja e sotme e kalasë me madhësinë e vet, me siguri, është arritur në shekullin IV të erës sonë, që është nga teknika e kombinimit të ndërtimit-opus mixtum (tulla të vendosura në katër dhe tre reshta dhe të rreshtuara me llaç gëlqeror).
Kalaja, e cila në varësi të situatës historike ka qenë më shumë ose më pak në qendër, ka pësuar rinovime dhe shkatërrime. Megjithatë, duke marrë parasysh hapësirën kohore nga antikiteti i vonë dhe më tutje, në përgjithësi, ajo mbeti e pandryshueshme; për formë autentike është pranuar pjesa qendrore e kalasë nga ndërtimi i saj në fund të shekullit X dhe fillim të shekullit XI. Kjo është periudha e mbretit Samuil, kur Ohri u bë kryeqyteti i mbretërisë së parë maqedonase–mbretëri sllave, edhe pse në shkencën historike kjo shihet me notë të ndryshme. Pas vdekjes së Samuilit në vitin 104, Vasilije II e ndërmori Ohrin pa asnjë luftë, për shkak të së cilës kalaja nuk u dëmtua.