Mavrovë-Dibër

Rajoni Mavrovë-Dibër 

 

Është paraqitur nga gryka gdhendur thellë, maja e shumta malore, shpellat dhe ujëvarat. Kjo zonë është një nga më piktoreske në Republikën e Maqedonisë

 

 

Vendodhja

Rajoni Mavrovë-Dibër përfshin shpatet e Lumit Radika dhe Drinit të Zi deri në bashkimin e tyre tek Liqeni i Dibrës në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë. Rajoni është i kufizuar me malin Jablanica dhe me masivin malor të Korabit (Korab, Deshat dhe Krçin) në perëndim, me Malin e Sharit në veri dhe me Bistrën dhe Stogovën në lindje. 

 

 

Burime, lumenj dhe liqene

Në rajon gjendet një numër i madh burimesh, dy prej të cilëve janë termo-mineral (Kosovrasti dhe Banjishte) dhe një numër i madh lumenjsh (Drini i Zi, Radika, Lumi i Thellë, Ribnica). Lugina me gryka të lumit Drini i Zi midis Jablanicës dhe Stogovës është me anë malore të cilat relativisht nga rreth 500 metra ngrihen deri rreth 2.200 metra lartësi, dhe midis masivit të Korabit nga njëra anë dhe Bistrës dhe Malit të Sharit nga ana tjetër është futur akoma më thellë lugina me gryka dhe kanione e Radikës, ku lartësia relative arrin rreth 500 e deri 2.764 m (maja Korabi i Madh). Piktura e këtij rajoni pasurohet me akumulacionet e Liqeneve të Mavrovës dhe Dibrës, liqenit Jablanica dhe dhe një numër të madh liqenesh akullnajore në masivin malor të Korabit.

 

 

Klima

Kjo hapësirë karakterizohet me karakteristika të veçanta klimatike. Temperaturat mesatare vjetore lëvizin nga rreth 12°C në Dibër dhe deri reth 7°C në Mavrovë. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve në Dibër arrin rreth 870 mm, në Mavrovë rreth 1.100 mm, ndërsa në luginën e Radikës janë vërejtur  deri rreth 1.700 mm rreshje. Ky vend konsiderohet si vendi me më shumë rreshje në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Flora dhe fauna

Karakteristikat e jashtëzakonshme të peisazheve plotësohen me pasurinë e pamatshme të llojeve bimore (drusore dhe barishtore). Për këtë arsye, pjesa veriore e rajonit, ose më saktë pjesa më e madhe e pellgut të lumit Radika, është shpallur si park nacional i Mavrovës. E pasur dhe e shumëllojshme është bota e kafshëve të egra. Përkrah llojeve të zakonshme të kafshëve të egra dhe të mëdha (ariu, ujku, sorkadhja, dhia e egër, derri i egër) këtu akoma është i pranishëm dhe rëqebulli, por edhe lloje të ndryshme të shpendëve dhe peshqve, prej të cilëve më e njohur është trofta e Radikës. 

 

 

Lidhje trafiku

Rrugët kryesore janë drejtimet rrugore sipas luginave të lumenjve Drin i Zi dhe Radika, rruga drejt Shqipërisë në Dibër dhe disa rrugë lokale.

Lloj endemik në shpatet  e Bistrës

 

BISTRA

Shkëlqimi i bistrës përjetohet, dhe përjetimi ritregohet.

 

MANASTIRI BIGORSKI

Mbi themelet e bazilikës që daton nga viti 1021, manastiri është i ndërtuar me travertin.

 

DASMA E GALIÇËS

Përjetim i pasur i traditave origjinale.

 

LIQENI I DIBRËS

Rrethina e liqenit është peisazh piktoresk i plotësuar me shumë objekte. 

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.