Xhez-festivali i Shkupit

 

Xhez-festivali i Shkupit

Duke filluar nga viti 1982, në Shkup mbahet një nga festivalet më të shquara muzikore – Xhez-Festivali prestigjoz i Shkupit. Edhe pse xhezi kryesisht ka audiencë me shije të holluar muzikore dhe vesh të ushtruar, në këtë festival vijnë shumë persona që për një moment duan të largohen nga përditshmëria konvencionale e muzikës.

Çdo vit, në fund të tetorit, dashamirësit e drejtimit më unik, më të lirë dhe më të rafinuar të muzikës kanë mundësinë në disa lokacione të ndryshme nëpër qytet (duke përfshirë edhe Sallën Universale) të kënaqen në performancat e xhez-muzikantëve më të mirë në botë.

 

 

Xhez-festivali i Shkupit është një nga më të vjetrit dhe më cilësorët të Ballkanit dhe koncepti i tij është të prezantojë emrat më të përparuar dhe më cilësor të xhez-muzikës. Reputacioni i festivalit rritet vazhdimisht dhe fiton reputacion nga e gjithë bota.

Deri tani festivali ka prezantuar pothuajse çdo gjë që është e rëndësishme në xhez-skenën botërore (Rej Çarls, Tito Puente, Ornet Kolmen, Pet Metini, Vejn Shorter, Stenli Klark, Bi Bi King, Çik Korea, Herbi Henkok, Xho Zavinul, Xhon Meklaflin, Al Di Meola, Xhejms Karter dhe shumë të tjerë). Festiali është pjesë nga xhez-rrjeti Evropian dhe nga forumi Evropian i festivaleve boterore të muzikës. Ndieni edhe ju veçantinë dhe larminë e xhez-festivalit magjik i Shkupit, lejoni veshët t’ju oshëtisin gjatë pas dëgjimit të tingujve të lirë të Xhezit.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.