Taksirat

 

Taksirat

Nga fundi i nëntorit dhe fillimin e dhjetorit adhuruesit e zërit alternativ gjithmonë me padurim presin lajmin për fillimin e festivalit Taksirat. Ky manifestim muzikor disa ditësh krijoi një stil të veçantë dhe çdo vit mban një audiencë konstante prej 15.000 vizitorë. Interesi gjithmonë ritet dhe numri e tejkalon kapacitetin e sallës në të cilën mbahet.

Taksirat e festoi përvjetorin e tij të 15 në vitin 2013. Ky festival është më i madhi në Maqedoni dhe është festivali i vetëm muzikor dimëror në Evropën Juglindore. Deri tani në skenë kanë performuar emrat më të shquar të vendit tonë, por edhe të skenës muzikore botërore: Manu Chao, Kaiser Chiefs, Parov Stelar, Juliete Lewis, Guano Apes, Laibach, The Stranglers, Wailers, Kreator, Iggy Pop & The Stooges, Neville Staple (the Specials), Buzzcocks, Marki Ramon nga The Ramones dhe shumë të tjerë.

 

 

Ky festival është i vetmi në Maqedoni që ka fituar çmimin Green’N’ Clean (2011) nga Shoqata Evropiane e Festivaleve YOUROPE, dhe pesë vjet me radhë, festivali është nominuar në kategorinë për festivalin më të mirë të vogël dhe për festivalin më të mirë që mbahet në hapësirë të mbyllur në kuadrin e „Çmimeve Evropiane të Festivalit “.

Marrëzia e festivalit zgjat nga darka dhe deri në orët e para të mëngjezit, atmosfera është gjithmonë e nxehtë dhe publiku është i gëzuar dhe i gjallë. Çdo performancë do t’ju lerë përshtypje të fuqishme dhe do t’ju ngrejë adrenalinën në maksimum. Ndaj bashkohuni me shoqërimin e paharueshëm dhe përgatituni për rifat e kitarës dhe zërit të fuqishëm, pavarësisht se zgjidhni pank, metal, rok, hip-hop, rege ose indi-muzikë.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.