Shijet e djathit

 

Shijet e djathit

Maqedonia është e pasur me kullota ekologjike të pasura dhe pikërisht flora specifike e kullotave është ajo që i jep shije dhe aromë të veçantë djathit dhe kashkavallit të prodhuar në këtë territor. Shekuj me radhë pjesë e rëndësishme e ushqimit në Maqedoni është djathi. Ai është i bardhë, i ngjashëm me djathin feta dhe mund të bëhet nga qumshti i deles, dhisë ose lopës, shpesh bëhet me qumësht të përzier nga delja dhe lopa. Për sa i përket kashkavallit, më i njohur është ai që prodhohet në Galiçnik dhe Lazaropole. Në bazë të veçantisë së tyre dallohet djathi i tre rajoneve – Mariovës, Berovës dhe Galiçnikut. Këto djathra paraqesin raritet dhe rëndësi kombëtare në Maqedoni.

 

 

 

 

Cilësia e tyre është falë mjedisit të pastër natyror dhe mjedisit të shëndetshëm në të cilin prodhohen. Djathi i fortë i Mariovës, specialitet e qumshtit e Maleshevës dhe djathi i deles i Galiçnikut janë pjesë e pashmangshme e tryezës maqedonase të cilave askush nuk mund t’i rezistojë. Ato dallohen nga shijen specifike dhe aromën e veçantë. Djathrat mund t’i përgatitin vetëm mjeshtër të kualifikuar, të cilët i ruajnë receptet shekullore të mënyrës më të mirë tradicionale e të përgatirurit. Kur do të shijoni djathin dhe kashkavallin do të ndieni shijen e malit dhe gjelbërimit të përjetshëm, por edhe shijen e traditës, mundimin dhe sekretin e trashëguar brez pas brezi nga mjeshtrit me përvojë.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.