Kozhuf

 

Kozhuf

Ski-qendra më e re në Maqedoni, e cila është më e frekuentuar nga elita në Evropën Jugore, gjenden në malin Kozhuf. Qendra ka sipërfaqe prej 2000 hektarë, është e pajisur në mënyrë moderne dhe ofron kushte të shkylqyera për ski nëpër shpatet pa pyje. Masivi malor Kozhuf shtrihet në kufirin jugor të Maqedonisë, dhe për shkak të afërsisë me detin Egje klima është kontinentale-mesdhetare dhe është ideale për çdo ditë të vitit.

Nëse e vizitoni në ditët e ngrohta, atëherë do të ngopeni me ajër të pastër në të cilin ndihet deti jo i largët, do të kënaqeni në bukuritë dhe resurset natyrore.Kozhuf është ideal për çiklizëm malor, kalërim, parashutizëm, shëtitje, gjueti dhe peshkim, si edhe për kajak në lumin Toçinca. Mali është i butë dhe ka rezerva të mëdha të pyjeve halore me pisha të bardha dhe të zeza, bredh dhe dëllinjë.

 

 

Në zonat më të larta mund të kënaqeni në pyjet gjethegjëra me ah dhe lisa, dhe rrugën do t’ju ndërpresin lumenjtë e mrekullueshëm malor. Në Kozhuf gjendet edhe druri specifik, i cili në Maqedoni gjendet vetëm pranë Lumit të Zi dhe pikërisht në këtët vend – pemën që populli e quan “njeriu i zhveshur” (Arbutus andrachne) nuk ka lëkurë dhe ndyshon ngjyrën e trungut të tij. Në Kozhuf ekzistojnë dy burime me ujë mineral.

Rripat më të lartë kanë kullota subalpine dhe në baçot përreth mund të shijoni nënprodukte natyrore dhe ekologjike të qumshtit të dhisë dhe deles. Misteri më i madh në Kozhuf është gjetja më e madhe e mineraleve të thaliumit në botë – miniera Alshar. Gjendet rreth 40 kilometra në jug të Kavadarcit dhe zë shpatet lindore të Kozhufit dhe në lindje kufizohet me shpatet perëndimore të malit. Zona e Alsharit është vend i rëndësishëm floristik, në të cilën gjenden manushaqet Viola allchariensis dhe Viola arsenica.

 

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.