Liqeni i Prespës

 

Liqeni i Prespës

Liqeni i Prespës, i cili është krijuar që në kohën e Pliocenit, është një nga liqenet më të pastra në botë. Shtrihet në një lartësi prej 853 metra mbi nivelin e detit dhe zë një sipërfaqe prej 276, 7 km2. Interesant është fakti se niveli i liqenit luhatet. Liqeni humb ujin e tij për shkak të karakterit gëlqeror të malit Galiçica dhe përfundon në Liqenin e Ohrit tek „Shën Naumi“dhe Burimet e Bljanës. Liqeni ushqehet me ujë nga burimet nënujore dhe nga disa lumenj që derdhen në të.

Mjedisi është i pasur me lloje shpendësh endemik. Në ujërat e cekëta ka shumë lloje gata dhe pulëbardha. Në liqenin e Prespës gjendet edhe ishulli i vetëm në Maqedoni – Golem Grad. Ky ishull është i gjatë 750 metra dhe i gjerë 450 metra. Një rezervë natyrore të bimëve të ralla dhe të florës dhe faunës të ndryshme.

 

Ishulli i Gjarpërinjve (Змиски остров)

Është i njohur me emrin Ishulli i Gjarpërinjve (Змиски остров), sepse ka bollëk të gjarpërinjve të ujit edhe të gjarpërinjve helmues, të cilat mund të gjenden në pjesën e sipërme të ishullit. Në ishull mund të shkohet me varkë nga dy vende, ku ka të çara të shkëmbinjve. Qëndrim gjashtëmujor në ishull bëjnë pelikanët dhe numrin më të madh të shpendëve e përbëjnë kormoranët, për të cilët ishulli është vendi ideal për mbarështim.

Në ishull rritet dëllinja, ku pemët gjysmë të thata janë më të vjetra se njëmijë vjet. Nga kjo pemë më parë bëheshin varkat tradicionale. Zona e Prespës dallohet nga numri i madh i ditëve me diell dhe në bregun e liqenit të Prespës ka disa plazhe të bukura me rërë. Gjithmonë do të jeni të rrethuar me male me bimësi të harlisur. E gjithë kjo së bashku me ujin e pastër të liqenit nuk do t’ju lenë indiferent dhe gjithmonë do t’ju ftojnë për plazh dhe relaksim.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.