Trofta

 

Trofta

Trofta kryesisht jeton në Evropë, dhe lumenjtë e Maqedonisë janë përplot me këtë lloj peshku, peshkimi i të cilit gjithmonë ka qenë një sfidë e vërtetë. Trofta e Ohrit (Salmo letnica) është peshk endemik që jeton në Liqenin e Ohrit. Ajo është pasardhësi më i afërt i llojeve që kanë jetuar këtu që nga periudha terciare. Gjatësia më e madhe e peshkut arrin nga 25 deri në 60 cm. Kjo troftë ka edhe tre nënlloje: letnicë, trofta e strugës dhe cironka e ohrit. Trofta e ohrit dallohet nga trofta e lumenjve nga trupi i sheshtë, koka e vogël dhe pikat gri si yje në trup.

Tek disa trofta ngjyra e mishit është e bardhë, ndërsa tek të tjera është me nuancë rozë. Trofta e Maqedonisë jeton në rrjedhën e sipërme të Vardarit, si dhe në degët e lumit Kadina dhe Treska, dhe arrin peshë deri në tre kilogram. Terren veçanërisht mbresëlënës për dashamirësit e vërtetë të peshkimit dhe natyrës është peisazhi piktoresk pranë rrjedhës së Radikës. Trofta e Radikës mund të arrijë deri në 5 kilogramë dhe është shumë e shijshme.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.