Rrëqebulli i Ballkanit

 

Rrëqebulli i Ballkanit

Rrëqebulli Euroaziatik (Lynx lynx) është kafshë nga familja e maceve dhe është rrëqebulli më i madh. Mendohet se në Ballkan ka më shumë se 100 kafshë të këtij lloji, dhe numri më i madh i nënllojit të rrëqebullit ballkanik (Lynx lynx balcanicus) është në rrezik të madh dhe banon në rajonet malore të Maqedonisë Perëndimore. Rrëqebulli i Ballkanit është kafsha vendase më e kërcënuar, për mbrojtjen e së cilës janë ndërmarrë të gjitha masat. Rrëqebulli është ligjërisht i mbrojtur dhe gjahu i tij është i ndaluar përgjithmonë.  Ai është kafshë e natës dhe jeton vetë.

Zërin që lëshon është shumë i qetë dhe shpeshherë nuk mund të dëgjohet, kështu që prania e tij lehtë mund të mbetet pa u vënë re. Banorët vendas të fshatrave të Maqedonisë Perëndimore thonë se shpesh është e mundur të gjesh mbetjet e gjahut të rrëqebullit dhe gjurmët e tij, se sa ta shohësh vetë rrëqebullin. Kjo kafshë konsiderohet si simbol kombëtar i Maqedonisë dhe mund të gjendet në vendet e larta malore dhe pothuajse të paarritshme. Mos u dorëzoni. Armatosuni me aparat fotografik dhe përpiquni ta gjeni risin në mal – pamjen që do ta shikoni gjithmonë do të mbetet në mendjen tuaj.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.