Krklino

 

Krklino

Në pjesën perëndimore të Pellagonisë, 5 kilometra larg Manastirit, gjendet fshati Krklino. Në lindje shtrihet fusha e sheshtë dhe në perëndim të fshatit ngrihet mali Oblakovska. Nëse jeni admirues i sporteve me kuaj, mund të takoni hipodromin e fshatit, ku ka kuaj të rasave të ndryshme. Ky kompleks ofron kushte të mira për një kënaqësi të vërtetë të kalërimit në natyrë. Krklino është fshati i vetëm në Maqedoni i cili posedon një „autosalon“– më saktë koleksion i makinave dhe motorëve të riparuara. Bëhet fjalë për muzeun Avto-etno, i cili përbëhet prej dy kate. Në katin e parë janë vendosur disa makina-oldtimers dhe shumë modele të motoçikletave. Makina më e vjetër është Sitroen i vitit 1925.

Në katin e dytë të muzeut gjenden më shumë hapësira: dhomë rurale, urbane dhe hebre dhe dyqan antik, ku mund të gjeni sende nga e kaluara, nga sendet e përditshme shtëpiake dhe deri tek armët, siç janë pushka e shkurtër austriake, shpata dhe thika, por edhe instrumente muzikore në të cilat ka edhe në formë rrethore mbi 200 vjet të vjetra, si dhe kostume tradicionale të Manastirit. Muzeu Auto-etno është vend unik me pasuri të rrallë në mjedisin rural tradicional – kontrast i jashtëzakonshëm që duhet ta ndieni.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.