Xhamia e Sulltan Muratit II (1421-1451)
Xhamia e Sulltan Muratit II (1421-1451) gjendet në njërën ndër vendet më dominante të Shkupit. Është e vendosur në një lartësirë që ngritet në pjesën e vjetër të qytetit. Kjo xhami rradhitet në mesin e xhamive të para që janë ndërtuar në Shkup.
Daton nga viti 1436 dhe është xhamia më e vjetër nga të gjitha që janë ruajtur gjer më sot. Në kohën e vet, pranë Xhamisë së Sulltan Muratit ka qenë e ndërtuar edhe medreseja dhe imareti të cilët janë rradhitur në mesin e objekteve më të famshme të këtij lloji në Shkup.


Sot rreth këtij kompleksi vërehen vetëm mbeturina nga medreseja si dhe varrezat e xhamisë tek të cilat gjenden edhe dy tyrbe: Tyrbeja e Sulltan Bejhanit dhe Varreza familjare e Ali pashës nga Dagestani.
Në pjesën veriore të Xhamisë së Sulltan Muratit, në oborrin e saj, gjendet edhe Sahat kulla e Shkupit e cila është pjesë përbërëse e kompleksit të xhamisë.