Rehati

 

Ohër

Ohri është vendi më i lartë me liqen i cili për shumë persona paraqet kulmin e përvojës Maqedonase, mbretëri të dritës dhe ujit, dhe depo të rrënojave antike nga mbretëritë e lashta maqedonase. Përmendoret kryesore të Ohrit gjenden në zonën më të frekuentuar për këmbësorë, midis dhe mbi rrugicave të ngushta në qytetin e vjetër, ku gjenden të radhitura restorante dhe kafene të përshtatura në mënyrë të përsosur për relaksim gjatë netëve të freskëta të verës. Kafe baret e shumta dhe klubet e natës në Ohër kontribuojnë për jetën e gjallë të natës. Për sa i përket liqenit, ai është aq i madh dhe i thellë, sa dikush gabimisht mund të mendojë se behët fjalë për një det më të vogël. Ka një gamë të gjerë të sporteve të ujit, peshkimit dhe lundrimit, si dhe kishat e shumta përgjatë brigjeve të liqenit të Ohrit, të cilat mundësojnë ekskursione dhe shëtitje magjepsëse. Pjesa më e madhe e kreshtës pyjore mbi bregun lindor të liqenit i përket parkut nacional “Galiçica”, dhe e njëjta paraqet një natyrë të paprekur, e cila është shumë e përshtatshme për adhuruesit e natyrës. Veçantia e Liqenit të Ohrit dhe arkitektura historike e qytetit janë vërtetuar gjithashtu nga ana e UNESKO-s dhe janë nderuar me emërimin zyrtar si një nga vendet e rralla në listën e institucionit kulturor   “Trashëgimia botërore“.

 

 
 

Plazhet më të njohura në Ohër

 
 

Gorica është vetëm katër kilometra larg qytetit të Ohrit dhe shumë njerëz besojnë se ajo është lokacioni më tërheqës në Liqenin e Ohrit, që ofron privatësi dhe rehati optimale.   I gjithë mjedisi ju jep një ndjenjë të qetë, plazhi është i rrethuar me shkëmbinj të lartë, dhe lokacioni i kompleksit të hotelit ju jep një pamje ideale të të gjithë rivierës. Hoteli me pesë yje plotëson shijet luksoze të të gjithë turistëve, sidomos të atyre që janë më kërkues.

Slavija është vetëm katër kilometra larg qytetit të Ohrit, në vendin Shën Stefan dhe ka dy objekte hotelerie “Orce Nikolov”  dhe “Slavija”. Hoteli “Slavija“ është i lartë sipas kategorisë B, ka bar, dyqan suveniresh, plazh i cili është pronë e hotelit, hapësirë parkingu dhe pjesa më e madhe e dhomave ka pamje të liqenit. Kjo është një nga plazhet më të vizituara, gjithmonë e rregulluar dhe e pastër. Atraksioni më i madh është tobogani prej 75 metra dhe gjithashtu varkat e famshme me pedale.
 

Slavija Beach


 

Hotelet “Metropol“ dhe “Belvi“ janë katër kilometra larg Ohrit, dhe vetëm dhjetëra metra larg liqenit. Të dy hotelet janë të mirë-njohura për dhomat e rregulluara në mënyrë moderne me pamje të liqenit. Kanë terrene sportive, sallë boulingu, sallë për konferenca dhe mbledhje, sauna, helioterapi, kazino dhe fitnes qendra. 

Lagadin shtrihet 285 metra nga lumi Suvodolica e deri te hoteli “Dy perla”, dhe është plazhi më i gjatë në Liqenin e Ohrit. Një atraksion i veçantë është platforma e ujit, për të cilën fillimisht duhet të rezervoni vend. Gjatë ditës organizohen parti të ndryshme me shkumë bore, shi dhe balona në një pjesë të plazhit. Ka vende parkingu të posaçme për skuterët dhe motoskafët e mysafirëve. Pjesa tjetër e plazhit kryesisht është e përshtatshme për relaksim, pije freskuese, për bisedë, atmosferë klasike pa parti. 


  

Eleshec është auto-kamp 10 kilometra larg Ohrit. Në bungalot dhe dhomave të rimorkiuara të kampit ka 700 shtretër, por, gjithashtu mund të qëndroni dhe në shatorët dhe rimorkiot personale. Në kamp ka dhe supermarket.

Peshtani gjendet në bregun e Liqenit të Ohrit, 10 kilometra larg Ohrit. Ky është vendi më i madh i populluar në rajon me plazhe dhe i rrethuar me natyrë të paprekur. Në këtë zonë gjenden shtatë kisha, prej të cilave më e rëndësishme është kisha në formë shpelle e dedikuar Shën Mërisë. Kjo kishë është ndërtuar afër fshatit Peshtani në shkëmbinjtë e bregut lindor. Kisha impresionon me pikturat e saj, të cilat kanë karakteristika nga shkolla për pikturë në Ohër nga shekulli XIV.

Muzeu mbi ujë i sapo hapur gjendet vetëm disa minuta larg fshatit Peshtani. Ky muze ka një pjesë të rindërtuar nga vendbanimi parahistorik i shekullit XII dhe VII para erës sonë, i cili ishte vendosur mbi një platformë të mbështetur nga shtylla druri. Në të janë ekspozuar mbetje nga vendbanimi të cilat janë gjetur në ujë, nga baza për zhytje dhe nga kala të rindërtuara nga kampi romak i shekullit të II.

 

Peshtani Beach

 

Ka shumë restorante ku mund të shijoni ushqimet e shkëlqyera kombëtare dhe peshk të përgatitur në mënyrë tradicionale - ashtu si vendasit e përgatitin, prandaj mund të kënaqeni me specialitet e kombinuara me verë shtëpiake me cilësi të lartë. Kafe baret e shumta e bëjnë jetën e natës më të pasur dhe më interesante deri në orën e vona të natës. 


 
  
Gradishte përfshin disa plazhe, të cilat ofrojnë argëtime gjatë ditës dhe natës. Më interesante është “Banesa e zezë” e cila gjendet në pikën më të lartë të plazhit, argëtimet e shumta gjatë ditës në të cilat mund të dëgjohet muzikë romantike, braziliane, latine dhe muzikë chill-out, si dhe di-xhej argëtimet me etno muzikë, psiho-daun dhe trans te vetë plazhi. Këtu mund të dëgjoni dhe muzikë xhez, ka promovime të organizuara me muzikantë vendas dhe të huaj, madje ka edhe bibliotekë në plazh. Gjatë ditës zhvillohen konkurse të organizuara, ngjitje të shkëmbinjve dhe lloje të tjera argëtuese. Plazhi është ndërtuar sipas standardeve evropiane. Nëse qëndroni këtu gjatë gjithë ditës, nuk ka arsye pse të humbisni argëtimin e natës. 
 

 

Gradishte Beach


  
Ljubanishta është auto-kamp rreth 30 kilometra larg Ohrit, gjendet nën fshatin me të njëjtin emër dhe zë një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë. Kampi ka kapacitet prej 400 rimorkësh kampi të përhershme me 400 shtretër dhe hapësirë për 200 kampistë. Në kamp ka restorant, supermarket, skarë, dyqan dhe plazh me rërë me një sipërfaqe prej 1500 m². Ljubanishta është fshati i fundit maqedonas afër kufirit me Shqipërinë. Dy kilometra larg kampit gjendet kompleksi “Shën Naum” dhe burimi i lumit Drini i Zi, të cilat kanë vlerë të madhe kulturore dhe historike për të gjithë vendin.


  
Trpejca është një vend i veçantë dhe i bukur, për shkak të plazheve të shumta me rërë të vogla dhe të mëdha tek të cilat mund të arrihet vetëm me anije. Trpejca është parajsë e vërtetë për turistët. Pjesa midis Liqenit të Ohrit dhe Galiçicës, plazhet e bardha si perla dhe uji i pastër si kristali, ndodhet vendi që u zhvillua në një qendër elite turistike. Gjendet 12 kilometra larg Ohrit, në zemrën e parkut kombëtar “Galiçica”. Fshati është 9 shekuj i vjetër, dhe sipas legjendës emrin e vet e ka fituar nga termi “Tryezë-tavolinë” (trpeza - masa), sepse hanxhinjtë e shumtë që vinin në manastirin Shën Naum vendosnin tryezë – tavolinë për nder të murgjve që jetonin në mënyrë asketike.

 

Trpejca Beach

 

“SI STRUGA NUK KA TJETËR “

Struga ka vendndodhje të përshtatshme. Gjendet në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë, në bregun verior të Liqenit të Ohrit dhe në të dy brigjet e lumit Drini i Zi. Shtrihet  përgjatë rrugës së vjetër antike Via Egnatia (Via Egnatia). Ky vendbanim përmendet si Struga në fillim të shekullit XI. 

 

 

Liqeni i Prespës

Rajoni i Prespës karakterizohet me një numër të madh të ditëve me diell, ndërsa në bregun e Liqenit të Prespës ka disa plazhe të mrekullueshme me rërë. Këtu jeni të rrethuar me male të mrekullueshme me bimësi të harlisur. Malet në kombinim me liqenin e pastër gjithmonë mahnitin dhe vazhdimisht ju tërheqin për not dhe relaksim. 

 

 

 

Liqeni i Dojranit

Dojran

Liqeni i Dojranit zë një sipërfaqe prej 43,1 km2, prej të cilave 27,3 km2 i takojnë  Maqedonisë dhe 15,8 km2 i takojnë Greqisë. Ai është i vetmi liqen luginor në Maqedoni. Temperatura e ujit përcaktohet nga afërsia e Detit Egje. Temperatura e ujit në Liqenin e Dojranit arrin deri 27°C, ndërsa transparenca e ujit është nga 1 – 3.6 metra. Liqeni ushqehet nga ujërat e burimeve dhe lumenjve nëntokësorë: Lumi i Madh, Toplec dhe të tjerë. Liqeni derdhet nëpërmjet lumit Golaja i cili gjendet në territorin e Greqisë.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.