Ohër-Prespë

Rajoni Ohër-Prespë

 

Ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Republikës së Maqedonisë dhe kjo është një nga rajonet më piktoreske. Ky rajon bashkohet me Liqenin e Ohrit dhe Prespës, si dhe rrjedhën e sipërme të lumit Drini i Zi

 

 

Vendodhja

Rajoni kufizohet me Malin Jablanica në perëndim, Karaorman në veri, masivi Ilinska, Pllakenska dhe Bigla në verilindje, Baba dhe Pelister në lindje, dhe me kufirin e Greqisë dhe Shqipërisë në jug. Komunikim trafiku ka nëpërmjet rrugëve të cilët prej Luginës  Ohër-Strugë  vazhdojnë drejt Shqipërisë, Dibrës, Kërçovës dhe drejt Fushëgropës së Prespës dhe Pellagonisë.

 

 

Relievi

Në rajonin midis Liqenit të Ohrit dhe të Prespës në mënyrë madhështore ngrihet Galiçica. Duke filluar nga lugina e thellë e Drinit të Zi midis Jablanica dhe Stogovo me Karaorman, relievi shtrihet në një lartësi rreth 500-2.601 metra (Maja Pelister). Në këtë hapësirë gjerësisht shtrihen fushëgropa Ohër-Strugë dhe fushëgropa e Prespës, ku në vendet më të ulëta gjenden liqenet e mrekullueshme të Ohrit dhe të Prespës, si dhe fushëgropa Debarca në pellgun e lumit Sateska. Veçoritë gjeologjike-morfologjike të hapësirës janë të shumëllojshme. Këtu kemi prani të formave të ndryshme të relievit: male, fushëgropa, fusha, maja malore, shpella, shkëmbinj. 

 

 

Burime, lumenj dhe liqene

Në këtë rajon gjenden shumë objekte hidrografike: Burimet e Vevçanit, Vrutok Shum në Strushko Pole, Burimet e Biljanës në afërsi të Ohrit, burimi Shën Naum, si dhe Golema Reka (Lumi i Madh), Lumi i Brajçinës dhe të tjerë, të cilat derdhen në Liqenin e Prespës, ku shkenca ka vertetuar se ujërat rrjedhin nëntokë (nën Malin Galiçica) dhe nëpërmjet burimeve e mbushin Liqenin e Ohrit, dhe drejtpërdrejt prej tij me rreth 15 m³/s derdhet lumi i mrekullueshëm i Drinit të Zi në qytetin e Strugës. 

 

 

Klima

Nën ndikimin e sipërfaqeve liqenore dhe maleve të larta, në Ohër temperatura mesatare vjetore arrin 11,2°C, dhe në Prespë 9,7°C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve në Ohër arrin 708 mm, në Strugë 810 mm, dhe në Fushëgropën e Prespës arrin pak më shumë, me ndryshime të sasisë vjetore prej 730 e deri 1.170 mm. 

 

 

Turizmi

Rajoni turistik Ohër-Prespë është një zonë bashkëkohore dhe mjaft tërheqëse për të gjitha llojet e turizmit, me bazë materiale plotësisht të formuar për të. Në këtë rajon pranë bregut të liqenit të Ohrit gjenden qytetet e Ohrit dhe të Strugës, ndërsa në fushëgropën e Prespës gjendet qyteti i Resnjës dhe një numër i madh fshatrash me vlera turistike (Vevçan, Radozhda, Peshtani, Ljubanishta, Trpejca, Oteshevo, Pretor). Shenjë dalluese e rajonit janë kishat dhe manastiret e shumta. 

 

 

Flora dhe fauna

Pasuri e madhe me lloje bimore, drusore dhe barishtore me karakteristika të jashtëzakonshme të peisazheve është theksuar në mënyrë të veçantë në Galiçicë, e cila është shpallur si park ndërkombëtar. Të ngjashëm janë edhe parku ndërkombëtar Pelister dhe mali Jablanica. Ky rajon dallohet edhe me një botë të pasur të kafshëve të egra. Përkrah llojeve të kafshëve të egra të zakonshme dhe të mëdha (ariu, ujku, sorkadhja, dhia e egër, derri i egër), akoma është i pranishëm rëqebulli, lloje të ndryshme shpendësh dhe një larmi të llojeve të peshqve, prej të cilave disa janë endemike (trofta e Ohrit, cirona e të tjerë).  Bimë e rrallë e cila gjendet në Galiçica

 

KALAJA E SAMUILIT

Veçori e mbrojtur e Ohrit, një nga qytetet më të mëdha mesjetare të Maqedonisë.

 

SHËN NAUM OHRIDSKI

Një nga monumentet më të rëndësishëm shpirtëror nga Mesjeta. 

 

GALIÇICA

Bukuri natyrore dhe florë dhe faunë karakteristike.

 

SHËN GJORGJI, KURBINOVO

Piktura afreske nga viti 1191. 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.