Smederavka dhe Zhilavka

Smederavka dhe Zhilavka

 

 

Varietet udhëheqës i prodhimit të verërave të bardha në Maqedoni është smederevka. Ky varietet është një nga më të vjetrit në Ballkan, dhe rajoni me vreshta në Maqedoni është më i përhapur në rajonin e Vardarit. Smederevka piqet vonë, në fillim të tetorit, dhe dallohet me rendiment të madh. Për arsye se është e ndjeshme në temperatura të ulëta, duhet të kultivohet në rajone me vreshta të ngrohta dhe në tokë pjellore. Rrushi ka lëvore të hollë, transparente, të fortë me ngjyrë lëshile-e verdhë, është i lëngshëm dhe me shije të mirë.

 

Vera e prodhuar nga smederevka dallohet me shije harmonike dhe aromë fine, është e freskët, e pijshme dhe mjaft e ëmbël.  Smederevka është verë e bardhë tavoline dhe është e dëshirueshme të pihet e freskët nga 8-10°С e shoqëruar me parahaje të lehta, mish të bardhë, djathë, peshk dhe sallata jëshile sezonale. Zakonisht në ditët e verës smederevka në Maqedoni përzihet me ujë mineral, me të cilën fitohet një shpricer freskues.

 

Zhilavka është varietet përfaqësues i rajonit me vreshta të Velesit, Ovçepole dhe Tikveshit. Ajo piqet vonë, në rajone të ngrohta me vreshta, në tokë të cekët, me gurë, gëlqerore dhe të thatë.  Veshulja e këtij varieteti të ndjeshëm ka lëvore të hollë, transparente dhe me ngjyrë jëshile-të verdhë. Rrushi është i lëngshëm dhe i ëmbël, përmban freski të mrekullueshme, i kombinuar me aromë frutash dhe jep verë të bardhë me cilësi të lartë.

 

Vera e zhilavkës i përmban aromërat karakteristike për këtë varietet. Kjo verë e thatë e bardhë ka trup të plotë dhe shërbehet në temperaturë prej 10 deri 12 gradë. Shoqërojeni me ushqime deti, brumëra, mish të bardhë, djathë dhe parahaje në bazë të djathit, si edhe me deserte.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.