Tryeza kreshmore

 

Tryeza kreshmore

Njerëzit që i përmbahen traditës akoma festojnë ditë të caktuara të vitit, kur e hapin derën e shtëpisë së tyre për të afërmit e familjes ose miqtë më të mirë. Ato janë ditët e festave shtëpiake. Shumica e festave janë  festa kreshmore, ndaj në këtë rast tryeza duhet të përmbajë ushqime pa mish. Një nga ushqimet më të njohura kreshmore në Maqedoni, por edhe një nga arritjet më të shquara gastronomike në përgjithësi është specialiteti tradicional tavçe gravçe. Ky specialitet bëhet me fasule të freskëta maqedonase dhe kërkon aftësi dhe vëmendje të madhe gjatë përgatitjes, shërbehet në enë balte, e cila i jep një dimension shtesë shijes së mrekullueshme me erëza.

 

 

Ushqim i pashmangshëm kreshmor është edhe sarma, e cila është një karakteristikë e kuzhinës maqedonase. Bëhet prej lakër turshi, gjethet e së cilës ndahen në pjesë të vogla dhe mbushen me përzierje të orizit me disa erëza dhe kopër. E gjithë kjo mbështillet për të fituar një formë specifike të kësaj gjelle, e cila është karakteristike për periudhën e dimrit.  Kur do të ndieni shijen e sarmave, nuk do të doni të pushoni së ngrëni – thjesht treten në gojë. Sigurisht, nëse nuk agjëroni, mund të shijoni sarmat të mbushura me mish të grirë. Specialitet kreshmor janë gjthashtu edhe piperkat e mbushura, i cili bëhet me piperka të ëmbla. Nëse jeni vegjetarian, tryeza kreshmore maqedonase do të bëhet festë për shijen tuaj, por edhe nëse nuk jeni vegjetarian dhe jeni të ftuar në ndonjë festë kreshmore – mos u shqetësoni, nuk do të pendoheni, sepse pranë një zgjedhje kaq të madhe të ushqimeve të shijshme kreshmore sigurisht që nuk do të mbeteni të uritur.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.