Muzeu i Kemal Ataturkut

 

Mustafa Kemal Ataturku

Reformatori i madh i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, në vitin 1899 mbaroi shkollën e mesme ushtarake në repartin e Manastirit, i cili sot është ndërtesa e muzeut të Manastirit. Babai i tij ka lindur në fshatin maqedonas Konxhaxhik.

Dhoma përkujtimore e Mustafa Kemal Ataturk përbëhet prej disa pjesësh të jetës së tij, duke përfshirë dokumente dhe faksimile që tregojnë veprimtarinë dhe intimitetin e tij, si dhe skica të betejave, bibliotekë etj.

 

 

Në dhomën e tij përkujtimore gjithashtu gjendet edhe letra që paraqet pjesë nga sagat më të mëdha të dashurisë në këto hapësira. Bëhet fjalë për mesazhin e vajzës nga Manastiri Eleni Karinte për Ataturkun. Dashuria e tyre mbeti e parealizuar dhe për këtë arsye shumë veta i quajnë Romeo dhe Zhulieta të Ballkanit.

Fotografohuni nën ballkonin e Karintes, ku të dashuruarit gjithmonë shkëmbenin shikimet e tyre, hyni në hapësirën dedikuar njërit prej personaxheve më të shquar historik, i cili ka thënë „paqe në shtet, paqe në botë” dhe njihuni më mirë me jetën e tij, i cili një pjesë të madhe të rinisë kaloi në Maqedoni.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.