Plaoshnik

 

Plaoshnik

Kompleksi arkeologjik Plaoshnik është zemra e qytetit antik të ohrit dhe një nga vendet më të shenjta në Maqedoni. Ka shumë gjetje arkeologjike që argumentojnë se në këto hapësira jetohej shumë kohë më parë – nga fundi i periudhës së Bronxit dhe deri në periudhën e mesjetës së zhvilluar. Në periudhën antike në këtë territor gjendej qyteti Lihnidos, dhe në Plaoshnik ka patur disa kisha, midis të cilave gjendej dhe kisha kushtuar perëndisë Dionis.

Në shekullin e 4 dhe të 5, Lihnidos ka qenë qendra episkopike e provincës maqedono-romake Epiri i Ri, dhe mbi mbejtet e kishave të vjetra pagane u ndërtuan bazilika të hershme të krishtërimit. Figura qendrore me të cilën lidhet ky vend është peshkopi sllav Shën Kliment, i cili në fund të shekullit të 9 e rindërtoi kishën e vjetër trepjesëshe dhe ndërtoi një kishë të re dedikuar Shën Panteleimonit.

 

 

Shën Kliment udhëhoqi dhe Shkollën Letrare të Ohrit dhe mendohet se themeloi univeristetin e parë slav në Evropë, i cili daton nga shekulli 10. Kishën që do të shikoni në vendin qendror të Plaoshnikut, në fakt, është kisha e rindërtuar nga nga Klimenti. Rindërtimi i kishës është kryer në bazë të themeleve të kishës së vjetër nga shekulli i 9 dhe janë përdorur të njejtat materiale të ndërtimit si në të kaluarën.

Në këtë kishë janë vendosur eshtrat e Shën Klimentit. Në brendësinë e saj, ndër të tjera, ekzistojnë edhe piktura të ruajtura nga shekulli 11-12 dhe shekulli 13-14,  si dhe mbetje nga faza më të vjetra të dyshemeve. Hyni në këtë kishë dhe ndiuni sikur ktheheni në kohën e edukatorëve të vjetër sllav, të cilët magjepseshin nga ujërat e pastra të Liqenit të Ohrit.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.