Kuklici

 

Kuklici

Kur të shkoni në fshatin Kuklica, 8 kilometra në veri-perëndim të Kratovës, nëse e hidhni shikimin në pjesën e poshtme të kodrës Dubica, do të vëreni një pamje e pazakontë që do t’ju bëj të mendoni se natyra e ka krijuar vetëm për sytë tuaj – figurat e gurit në formë shtyllash të larta deri në 10 metra, të cilat ngjajnë si trupa njerëzish, e formojnë vendin që banorët vendas e quajnë „Dasma e gëzuar“.

Është e drejta juaj të zgjidhni se cila histori për dasmorët dhe çiftin e ngurtësuar është më e dashur për ju. Historia e parë, ajo e popullit, thotë se shumë kohë më parë, një vajzë pafundësisht e dashuruar mbeti pa dashurinë e djalit të zemrës së saj. Djali, në vend që të martohej me të, ai u martua me një vajzë tjetër. Vajza e dashuruar e trishtuar dhe zheloze e mallkoi çiftin e ri. Në ditën e dasmës erdhën dasmorët, festimi filloi, por kur dhëndri puthi nusen, mallkimi u realizua dhe të gjithë dasmorët u ngurtësuan.

 

 

Historia e dytë, ajo e shkencëtarëve, thotë se figurat e gurit janë ndërtuar para 10 mijë vjet më parë, me erozion afatgjatë të shkëmbinjve vullkanik, në kombinim me kushtet gjeomorfologjike, klimaterike dhe të vegjetacionit. Në fakt, përgjigjja e tyre është se natyra me kalimin e kohës ka bërë prej tyre kryevepra të tilla që rrallë gjenden në mbarë botën.

Disa kukulla balte formohen, disa zhduken, por proçesi është i ngadalshëm dhe nuk mund të vërehet gjatë gjithë jetës së njëriut. Mbetet vetëm të vini dhe të shikoni këta 140 dasmorë të ngurtësuar dhe të shikoni puthjen e dhëndrit dhe nuses. Në fund, pavarësisht nëse do të vendosni t’i besoni legjendës apo faktit se bëhet fjalë për një mrekulli të natyrës –  kukullat gjithmonë do të jenë aty, duke ju pritur t’i vizitoni përsëri.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.