Liqeni i Berovës

 

Liqeni i Berovës

Në pjesën e fundit lindore të Maqedonisë, në Maleshevë, natyra ka vizatuar një pamje idilike që ju duhet ta shikoni dhe përjetoni. Peisazhet e buta të Maleshevës kanë bukuri të njejtë në të gjitha stinët e vitit, qoftë kur janë zbardhur nga dëbora ose kur në ajrin pranveror ndihet aroma e çajit malor. Perla e Maleve të Maleshevës është liqeni i Berovës. Ky liqen artificial shtrihet pranë pishave të larta.

Vendodhja e tij është pranë fshatit Ratevo, 6 kilometra larg Berovës, në një lartësi prej 1000 metra mbi nivelin e detit. Rrethinat e liqenit janë të pasura me terene të përshatshme për ekskursion, argëtim dhe sport. Në maj mund të shikoni pishat e lulëzuara dhe në korrik dhe në gusht mund të notoni në ujërat e liqenit.

 

 

Ekzistojnë 5 shtigje për shëtitje, në disa prej tyre mund të ngisni biçikletë. Ekziston një rrugë të tërthortë e cila lidh pjesën më jugore dhe më veriore të Maleshevës, me një gjatësi prej 45 kilometra dhe një ndryshim lartësie prej 730 metra – kjo është një sfidë edhe për entuziastët më të mëdhenj.

Ejani në zonën e Liqenit të Berovës dhe shikojeni pastërtinë, larminë e natyrës që nuk e keni parë më parë, pasurinë me fruta të egra dhe bimë mjekësore. Nëse keni mundësi, mund të ngjiteni edhe në baçon Klepalo, në një lartësi prej 1350 metra mbi nivelin e detit, të relaksoheni dhe të shijoni ushqim tradicional, eko-produkte dhe ndonjë nga specialitetet autentike të Maleshevës.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.