Lazaropole

 

Lazaropole

Lazaropole është fshati i dytë për nga madhësia në zonën e Malorekës dhe fshati më i populluar në këtë rajon. Shtrihet në mes të natyrës së butë, në pllajën e Bistrës, në një lartësi prej 1350 metra, me vendodhje që duket pak si e fshehur nga pjesa tjetër e botës. Ky fshat ka lindur drugdhendës, piktorë dhe muratorë veçanërisht të aftë, të cilët shkonin për të punuar jashtë vendit. Karakteristikë e Lazaropoles është se këtu është ndërtuar kisha e parë e rajonit të Malorekës në periudhën e pushtimit otoman. Kisha „Shën Gjergji“ është shejntëruar në vitin 1841. Hyrja e saj është vepra e parë e pavarur e të famshmit piktor Diço. Ky fshat është vendi i vetëm në Maqedoni ku ritet trendafili i egër i Lazaropoles, dhe këtu bie sasia më e madhe e shiut.

Lazaropole është zonë e shkëlqyer për biçiklizëm malor, kalërim, fluturime të lira “paragliding” dhe për kënaqësi të veçantë në natyrë dhe në arkitekturën unike. Për më të zotët dhe më trimat mundësi për vizitë ofron dhe shpella e Kalina Dupka. Është e nevojshme ngjitje e kujdesshme në të dhe në brendësi të saj mund të futeni vetëm me shoqerinë dhe pajisjet e duhura. Periudha më e bukur për të vizituar Lazaropolen është fundi i pranverës, kur ngjyrat e natyrës do t’ju mbushin me paqe shpirtërore, ndërsa aroma e bimëve do t’ju ftoj për një shëtitje në pyjet përeth ose në rafshnaltën që çon drejt majave malore të Bistrës. Vera është e freskët dhe bimri është i butë, ndërsa pamja është gjithmonë magjepsëse – kjo është arsyeja pse për në Lazaropole asnjëherë nuk do të gaboni periudhëne e vizitës.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.