Ljubojno

 

Ljubojno

Fshati Ljubojno është i pasur me shpirt, histori dhe tradita, i cili për herë të parë kujtohet në një kartë të vitit 1337. Ndodhet rreth 2 kilometra në lindje të Liqenit të Prespës, me një lartësi prej 920 metra mbi nivelin e detit. Është i përhapur nëpër malit Baba dhe pranë tij rrjedh lumi Brajçinska. Thonë se dashuria e mban gjallë këtë fshat, se në thellësi të emrit të tij fshihet pikërisht fjala dashuri. Ljubojno është fshat malor i tipit të ngjeshur. Në të ka rreth 350 shtëpi, të cilat janë ndërtuar afër njëra-tjetrës, janë të lidhura dhe rregullisht të ndara pranë rugicave të ngushta. Shumica e shtëpive i zbukuron guri i gdhendur, fasadat shumëngjyrëshe dhe ballkonet, ndërsa oboret janë rrethuar me avlli të larta dhe porta të gjera. Të gjithë ata që kanë vizituar fshatin Ljubonjo mund të mburren se ky fshat ka fuqi t’ju qetësojë gjumin, t’ju rigjallorojë dhe freskojë.

Rajoni është i pasur me pemishte frutore. Karakteristikë e këtij fshati janë mollët jashtëzakonisht të shijshme. E veçantë është mënyra se si ata i ruajnë në kashtë. Karakteristikë e fshatit Ljubojno është se kohë më parë ka qenë qendër arsimore. Shkolla e parë në fshat është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit 19. Që në banimin e parë të këtyre zonave, banorët e vjetër filluan me ndërtimin e këtyre kishave. Sot ekzistojnë tre kisha në fshat dhe 9 të tjera përreth tij, të cilat sipas besimit të banorëve vendas e ruajnë fshatin. Në fushën e fshatit ka disa vende të rëndësishme arkeologjike.. Ata që kanë qënë dëshmitarë të bukurisë magjike të Ljubojnos, përgjithmonë e kanë mbajtur kujtimin e fshatit në zemrat e tyre.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.