Kulturë dhe History

 

Trashëgimia Arkeologjike

Të paharrueshme janë gjurmët e kulturës materiale dhe shpirtërore nga ngjarjet e stuhishme historike në territorin e Maqedonisë nga parahistoria, antika, periudha romake, mesjeta dhe shekullit të ri. Sot, Republika e Maqedonisë ka shumë vlera materiale, shpirtërore dhe kulturore, të cilat manifestohen nëpër monumentet e shumta kulturore-historike, si dhe elementë etnografikë, mjedise të plota, vendbanime qytetare, muze, galeri, koleksione monumentesh dhe vlera gastronomike dhe manifestuese.

 

Lokalitete Arkeologjike

Në Maqedoni janë evidentuar mbi 4.500 gjetje arkeologjike. Rëndësi të veçantë kanë lokalitetet Skupi dhe Kalaja e Shkupit në Shkup, më pas Trebenishta, Shën Erazmo, Fortesa e Ohrit, Bazilika e krishterimit të hershëm në fshatin Oktisi në Fushëgropën Ohër-Strugë, Heraklea Linkestis dhe Kullat e Markos në Pellagoni, Stobi në afërsi të Gradsko, Isar dhe Bargala në Shtip, Kalaja e Strumicës, Kalaja e Vinicës, Morodvis në Koçan, Marvinci dhe Kodra e Gjevgjelisë në Fushëgropën Gjevgjeli-Valandovë dhe të tjera.

Fortesa, Kulla dhe Ura

Në Maqedoni është ndërtuar një numër i madh fortesash, kullash dhe urash, të cilët janë dëshmi shtesë për jetën dhe kulturën në këtë territor. Të tilla janë Fortesa e Samuilit në Ohër, Kullat e Markos në Prilep, Kullat e Mbretit në Strumicë, Ura e Gurit dhe Kalaja në shkup, Kullat dhe urat mesjetare në Kratovë.

 

Shtëpia e Psalmeve në Stobi

Rezidenca e dinjitarëve kishtarë të krishterimit të hershëm, salla kryesore e të cilëve është shtruar me mozaikë luksozë me ornamente gjeometrike dhe me shpendë.

Pjesë nga një send kulturor prej qeramike në formën e kokës antropomorfe, e cila gjendej në çdo shtëpi (Porodin, Manastir, Neolit).

 

Gjurmë nga ekzistenca njerëzore para 8.000 vjetëve.

Gjurmët më të hershme të aktiviteteve njerëzore në territorin e Maqedonisë kanë origjinën e tyre para erës së gurit – paleoliti. Fillesat e vërteta parahistorike fillojnë rreth 6.000 vjet para erës së re, me vendbanimet e para pas Bregalnicës së Mesme dhe Fushës Ovçe,  pranë Vardarit dhe Pellagonisë. Nëpër mileniume, Maqedonia ka shënuar zhvillim qytetar të rëndësishëm dhe të pasur në kulturën materiale dhe shpirtërore. Amfora antike nga shekulli i V para erës sonë, e cila shërbente si enë për ujë, verë ose vaj.

 

Trashëgimi kulturore-historike

Kisha dhe manastire

Në vendin e Maqedonisë, në të cilin Shën Apostol Pali, Shën Kiril dhe Shën Metodij dhe ndjekësit e tyre e përhapnin krishterimin, janë ndërtuar shumë kisha dhe manastire në periudha të ndryshme. Në Republikën e Maqedonisë ka më shumë se 2.000 kisha dhe manastire. Shumica prej tyre, sidomos ato që janë ndërtuar nga shekulli XI dhe deri në shekullin XVI, janë ruajtur plotësisht.  Në veçanti dallohen Shën Jovan Bigorski në luginën e Lumit Radika, Shën Naumi në bregun e Liqenit të Ohrit, manastiri Treskavec në Prilep, Shën Gavril Lesnovski në fshatin Leskovo, Shën Joakim Osogovski në Kriva Palankë, manastiri Shën Pantelejmon në Shkup, manastiret në Vodoça dhe Veljusa në Strumicë dhe shumë të tjerë. 

 

Pikturimi i Afreskeve

Maqedonia përfshihet ndër vendet me afreske bizantine më të bukura dhe të ruajtura në mënyrë më të mirë nga periudha e shekullit XI deri në shekullin XIV. Në Maqedoni janë ruajtur mijëra metra katrorë afreske, pjesa më e madhe e të cilave janë në gjendje të shkëlqyer dhe paraqesin kryevepra të shkollës së pikturimit të afreskeve në Maqedoni.

 

 

Besimi fetar

Në Maqedoni ndërthuren civilizimi lindor me atë perëndimor. Në shumë qytete është diçka e zakonshme të shihen kishë dhe xhami. Pjesa më e madhe e popullsisë i përket besimit të krishterë ortodoks (65%). Në vend të dytë gjenden banorët e besimit islam (33%). Pjesa tjetër e popullsisë janë katolikë, protestantët, ateistë dhe pjesëtarët e feve të tjera. Fragmentet më të vjetra të afreskeve të ruajtura nga krishterimi i hershëm gjenden në bazilikën Peshkopate në lokalitetin arkeologjik Stobi. Afresket në Shën Sofija, kisha katedrale e kryepeshkopatës në Ohër, paraqesin afresket të ruajtura në mënyrë më të mirë në të gjithë Bizantinë e shekullit XI.  Arti Maqedonas ka pasur zhvillim më të theksuar në shekullin XIII dhe në fillim të shekullit XIV, kur punonin zografët e njohur Mihail dhe Evtihij, inauguratorë të kanonëve të rinj zoografik. Në vitin 1295, kur filluan të pikturojnë kishën e Ohrit dedikuar Shën Marisë, fillon një periudhë e re madhështore në pikturimin e afreskeve në Maqedoni.

Afresket e kishës dedikuar Shën Arhangel Mihail në manastirin Leskov datojnë nga viti 1347,  ndërsa nga afresket e pikturuara në shekullin XIV nga bukuria e tyre veçohen dhe ato nga manastiri Marko dhe në kishën Shën Andrej në Matkë. Në atë periudhë, veprat e shumta krijuese në afresket mesjetare hartohen nga dekorimet e afreskeve dhe ikonat e Jovan dhe Makarie Frçkoski. Afresket mesjetare dhe ikonat dallohen nga monumentaliteti i përbërjes dhe figurave, me pikturim të bukur dhe kolorit të pasur dhe të rafinuar. Në kishat dhe manastiret Maqedonase dhe në shekujt e ardhshëm vazhduan të formohen vepra zoografie, duke përfshirë dhe afresket në kishën Shën Jovan Bigorski dhe në kishën Shën Gjorgji në Rajçicë. Një pjesë e arritjeve artistike të gjeneratës bashkëkohore të krijimeve artistike bazohen në traditën e pasur bizantine.

 

ARKITEKTURA

Pas arkitekturës antike, aktivitet intensiv ndërtimor vërehet në periudhën bizantine, kur ndërtimi i kishës Shën Sofija në Carigrad vendosi kriteret në të gjitha vendet nën dominimin e kishës ortodokse. Në kohën e Perëndorisë Osmane ka dominuar ndikimi i arkitekturës islame, për të cilën dëshmojnë objektet e shumta të asaj kohe: banjat turke, xhamitë, teqetë, arkadat dhe çarshitë. Shembujt më të mirë të arkitekturës urbane janë objektet e shekullit XIX dhe XX. Krusheva dhe Kratova janë vende komplete urbanistike me arkitekturë qytetare të ruajtur të asaj periudhe, një pjesë e madhe e Manastirit dhe Shkupit, si dhe pjesa e vjetër e Ohrit. Në shekullin XX Maqedonia ndjek trendet moderne të arkitekturës. 

 

Xhami

Në Maqedoni ka rreth 600 xhami, ku më të njohura janë ato të shekullit XV dhe XVI. Xhamia e Jaja-Pasha, Isa-Bej, Mustafa-Pasha  dhe Sultan Murat gjenden në Shkup, Xhamia Shumëngjyrëshe dhe At-Xhamia gjenden në Tetovë, Isak Xhamia, Hajdar Kadi-Pasha dhe Jeni Xhamia gjenden në Manastir, Xhamia Çarshi në Prilep, Xhamia e Sahatit në Gostivar, ndërsa në Ohër gjenden Xhamia Baba-teqe dhe Ali-pasha. Pothuajse të gjitha kanë formë katrore dhe trem, dhe të gjitha janë të mbuluara me kupolë ose me konstruksion prej druri dhe kanë formën e shkollës turke-osmane. Janë të ndërtuara me gurrë dhe tulla dhe janë vendosur në rreshta horizontale, kështu që fasadat e tyre duken shumë piktoreske. Xhamitë ndërtoheshin nga drejtuesit më të lartë turq (pashallarë dhe bejt) dhe zinin pozicione të rëndësishme, dhe shpesh dominuese në vendbanim. 

 

 

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.