Ohri

Një Qytet-muze nën mbrojtjen e UNESCO-s, një margaritar i Maqedonisë

 

Ohri është qytet në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë në bregun verilindor të Liqenit të Ohrit. Me rrugë është lidhur me Shkupin, Manastirin, Dibrën dhe me Republikën e Shqipërisë. Gjendet në rrugën e vjetër Via Egnatia, i cili lidhte Detin Adriatik me Detin e Bardhë, e cila ka qenë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Ohrit në të kaluarën. Në afërsi të qytetit gjendet aeroporti i Ohrit, nëpërmjet të cilit zhvillohet trafiku ajror me destinacione të caktuara jashtë Republikës së Maqedonisë. Trafiku ujor në Liqenin e Ohrit ka pak rëndësi. Përdoret për peshkim dhe qëllime turistike. Disavantazh i vetëm është mungesa e trafikut hekurudhor. Në shekullin e III para erës sonë në vendin e sotëm në Ohër gjendej vendbanim me emrin Lihnida. Ky vend i rëndësishëm dhe i fortifikuar në shekullin e II para erës sonë gjendej nën administrimin romak dhe shndërrohet në vendbanim të rëndësishëm të rrugës Via Egnatia. Më vonë, Lihnida si qytet i pasur dhe i fortifikuar bie nën administrimin bizantin. Në shekullin e VI dhe VII ka pasur luftëra të rënda midis fiseve sllovene dhe bizantinëve. Pas fitores, Sllovenët e ndërrojnë emrin e qytetit Lihnida  me emrin Ohër. Në vitin 879 Ohri bëhet vend peshkopal, ndërsa në vitin 886, me ardhjen e Shën Kliment dhe Shën Naum, vendbanimi bëhet qendër kulturore. Këta pjesëtarë të shenjtorëve Kiril dhe Metodij që këtu filluan të zgjerojnë shkrimin dhe letërsinë sllovene. Në shtetin e Maqedonisë, Ohri ka qenë kryeqyteti ku ndodhej selia e Mbretit Samuel. Kalaja e Samuelit daton nga periudha e qeverisjes së tij. Kalaja është ruajtur në formë të mirë në pjesën e vjetër të qytetit, për të cilën të dhënat më të vjetra datojnë nga viti 476. Pas vdekjes së tij është shkatërruar, por përsëri është rinovuar. Përdorej edhe në periudhën e pushtimit osman. Gjatë shekullit të XII dhe XIII Ohri dallohej për zanate të zhvilluara. 

 

Teatri antik

Teatri antik në Ohër ka origjinë nga periudha heleniste. Është ndërtuar rreth vitit 200 para erës sonë. Gjendet në pjesën e vjetër të Ohrit, midis dy anëve të pllajës së kalasë të Samuelit, në zonë të përshtatshme për akustikë gjatë zhvillimit të shfaqjeve kulturore-artistike dhe ngjarjeve sportive. Teatri klasik ofron pamje të mrekullueshme drejt Liqenit të Ohrit dhe Malit Galiçica. 

 

Antique Theatre Ohrid

 

Maskë ari nga Trebenishta

Gjatë gërmimeve arkeologjike në kalanë e Samuilit, pranë murit verior janë gjetur shumë varreza, të cilat u takonin banorëve të qytetit antik Lihnid. Hapësira kronologjike e varrezave lëviz nga shekulli i V para erës sonë dhe deri në shekullin e V të erës sonë, ku numri më i madh i përket periudhës maqedonase-heleniste (shekulli III-II para erës sonë). Aty është gjetur material të pasur dhe të shumëllojshëm arkeologjik (enë qeramike të zbukuruara dhe objekte prej hekuri, bronzi, argjendi dhe floriri).  

Në 30 shtator 2002 është zbuluar një varrezë me 70 objekte nga materiale të shumëllojshme (qeramikë, qelibar, xham, hekur, bronz, argjend dhe flori), objektet më të rëndësishme prej tyre janë maskë e artë varrimi dhe një dorezë e artë me unazë floriri.

Nekropolet e shquara të Trebenishtës në fshatin Gornenci në afërsi të Ohrit konsiderohen si zbulim epokal për arkeologjinë Maqedonase dhe Evropiane dhe si një afirmim shkencor shtesë. Katër maskat e tjera të arta në nekropol janë zbuluar në vitin 1918 dhe në vitin 1934 (sot dy në Beograd dhe dy në Sofie). Varreza daton nga fillimi i shekullit të V para erës sonë, dhe është varreza më e vjetër në nekropolin Lihnidos.  

 

Fortesa e Samuilit

Gorna Porta (Porta e Sipërme) – në muret e saj janë vendosur shumë gurrë me mbishkrime greke, latine dhe të sllovenishtes së vjetër.

Krahas funksionit për mbrojtje nga armiku, kalaja ka shërbyer edhe për të jetuar. Është e njohur me emrin Samuilova Krepost (Fortesa e Samuilit). Gjatë udhëheqjes të Mbretit Samuil nga viti 976 deri në vitin 1014 dhe trashëguesve të tij deri në vitin 1018, Ohri ka qenë kryeqyteti i shtetit të parë të Sllovenëve Maqedonas. Kalaja e rinovuar në atë kohë ruajti deri në ditët e sotme skeletin e saj monumental urbanistik.  

 

 

 

Trofta e Ohrit

Trofta e Ohrit është lloj endemik i ujërave të ëmbla në Evropë dhe është paraardhësi më i afërt i llojeve që kanë jetuar në këtë zonë para Tercierit.  Trofta e Ohrit dallohet nga trofta e lumenjve për shkak të trupit plloçak, kokës së vogël dhe njollat gri si yje në trup. Ngjyra e mishit tek disa trofta është e bardhë dhe tek disa të tjera është rozë. Gjatësia maksimale është nga 25 deri 60 cm, ndërsa pesha maksimale arrin deri 15, 8 kilogram. Melezët të kryqëzuar nga trofta e Ohrit dhe e lumenjve në trupin e tyre kanë njolla të vendosura me radhë të cilat janë të kuqe dhe të rrumbullakëta dhe gri me formë të yjeve, ashtu si korani.  Trofta e Ohrit është shumë e shijshme. Si një shenjat dalluese të Maqedonisë, ajo gjendet në monedhat Maqedonase. 

 

PLAZHET në Liqenin e Ohrit

Përgjatë plazheve urbane të Ohrit dhe Strugës, nga Ohri deri në Shën Naum është shtrirë riviera e Ohrit, e cila është interesante për çdo turist.

 

Gorica

4 kilometra larg Ohrit

Mjedisi ju bën të ndiheni të qetë

Plazh i rrethuar me shkëmbinj të lartë

Pamje ideale e gjithë rivierës së Ohrit

 

Slavija

4 kilometra larg Ohrit, në lokalitetin Shën Stefan

Një nga plazhet më të frekuentuara, e rregulluar dhe e pastër

Atraksioni më i madh është rrëshqitësja 75 metroshe

 

Metropol dhe Belvi

8 kilometra larg Ohrit, 100 metra larg liqenit

Dy hotele me dhoma të mobiluara në mënyrë moderne dhe me pamje nga liqeni

Terrene sportive, klub boulingu, pishina, salla për konferenca, saunë, helioterapi, kazino, fitnes

 

Lagadin

Plazhi më i gjatë – 285 metra

Organizohen festa të ndryshme me borë-shkumë, shi dhe tullumbace

Me vend të veçantë për parkimin e skuterëve dhe motoskafëve

Atraksion i veçantë është platforma për relaksion, pije dhe shoqërim

 

Eleshec

Autokamp, 10 km larg Ohrit

700 shtretër në bungajë dhe kamp-rimorkio

Mundësi për qëndrim me kamp-rimorkio dhe tenda personale.

 

Pse Shën Kliment ia dedikoi këtë manastir Shën Pantelejmonit? 

Shën Pantelejmon ka qenë si mjek me talent të madh për kryerjen e mrekullive. Tek manastiri i Plaoshnikut ka pasur spital, në të cilin Shën Kliment shëronte me lutje, barna dhe çaje dhe ka qenë i njohur si Shën Kliment Mrekullibërësi.  

Shën Kliment, nxënësi më i talentuar i vëllezërve Kiril dhe Metodij,  të tre ishin mësues sllav, dhe për këtë arsye në Plaoshnik në Ohër, në Manastirin Shën Pantelejmon Shën Kliment themeloi universitetin e parë Evropian dhe Sllav në shekullin e IX (viti 886),  shumë vite para universiteteve të njohura në Padova dhe Bolonja. Në universitetin e Shën Klimentit në Ohër përfunduan studimet 3.500 studentë, të cilët vazhduan të zgjerojnë krishterimin në të gjithë Evropën ku fliteshin gjuhët sllave. Bibla e shkruar në gjuhën e vjetër Maqedonase Sllave u shpërnda nga Ohri në të gjithë Evropën Sllave, nga Selaniku deri në Ural, në 15 vende Evropiane.   

 

Plaoshnik

 

Arkitektura e kishës

është mjaft e rëndësishme për studimin e monumenteve mesjetare në Ohër, sepse paraqet kombinim të suksesshëm të elementëve bizantine dhe armene. Kisha është ndërtuar me gurrë të gdhendur, gurrë të zgavërt dhe tulla, me bazë drejtkëndore, kryq të mbishkruar dhe kupolë tetë këndore.  

Manastiri dhe mjedisi i tij është vend i qetë për pushim dhe shëtitje. I gjithë rajoni mahnit me bukurinë e qetë të ujit të pastër dhe të tejdukshëm të burimit të Drinit të Zi, si një nga vendet më të pastra në bregdetin e Ohrit. Burimet e pastra e të ftohta dhe vegjetacioni i dendur rreth manastirit konsiderohet si vendi më ekzotik i liqenit. Lundrimi me varkë në burimet e manastirit është përvojë që duhet të përjetohet. 

Kaneo

 

 

Perla e Ohrit

 

Shenjë dalluese e Ohrit

Perla e Ohrit dallohet për atë që sipërfaqja e saj reflekton një gamë spektakolare ngjyrash, pra  ngjyrat e ylberit. Tradita e përpunimit është sekret familjar, i cili në më shumë se 80 vjet trashëgohet në gjeneratat e familjes Filevi. Perla e Ohrit u bë markë e kulturës së Maqedonisë dhe qytetit të Ohrit.

 

Punime filigrani

Punimi i filigranëve është aftësi e punimit të shumë produkteve të buta dhe delikate të stolive prej fijes të argjendit dhe arit me trashësi të ndryshme dhe me kokrra prej gurëve të çmuar. Bëhet fjalë për produkte të shumëllojshme, për të cilat në mënyrë të çuditshme shtrohet pyetja: a ka mundësi stolia të jetë punuar me dorë? Punimi i filigranëve është një nga zanatet tradicionale në Ohër dhe në rajonin e Ohrit.

 

Gdhendja në dru

Gdhendja është zanat specifik me të cilin merren njerëz me talent të veçantë artistik. Ky zanat është shumë i zhvilluar në Ohër dhe në qytetin e Ohrit. Veprat e gdhendura flasin për historinë, kulturën dhe traditën e popullit maqedonas dhe janë gjerësisht të përhapura në Ohër dhe jashtë tij.

 

Punime qeramike

Punimi i qeramikës një nga zanatet tradicionale të Ohrit  për punimin e produkteve të ndryshme prej dheu për qëllime të ndryshme dhe me ornamentikë të pasur në shpirtin e traditave dhe folklorit maqedonas.

 

Click here to see the list of accomodation in Ohrid

Click here for Ohrid city tours

Click here to see the list of Ohrid Tourist Guides

Click here to see the list of Ohrid Travel Agencies

 

 

 

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.