Berovë

 

Berovo

Berovo është vendbanim urban në pjesën e fundit lindore të Republikës së Maqedonisë. Ndodhet në pjesën qendrore të zonës së Maleshevës. Berovo ndodhet në lartësi 800-900 metra mbi nivelin e detit. Me rrugë regjionale në mënyrë të pandërprerë komunikon me Koçani, Pehçevo, Delçevo dhe Strumica. Nëpërmjet këtyre qyteteve lidhet me pjesët e tjera të vendit. Themelimi i këtij vendbanimi daton nga periudha e shekullit XVI-XVII.

Dallohet nga lëvizjet e përkohshme migruese. Fillon të zhvillohet me intensitet më të madh nga gjysma e dytë e shekullit XIX dhe në  vazhdim. Rritje më të madhe të popullsisë dhe zhvillim të ekonomisë qyteza shënon pas luftës së dytë botërore. Numri i popullsisë në vitin 1953 shënon 4000, ndërsa në vitin 2002 rreth 7000 banorë. Berovo është qendër kryesore ekonomike, kulturore-arsimore, shëndetësore, administrativo-drejtuese për zonën e Maleshevës.

 

Muzeu në Berovo

Ndërtesë e mahnitshme në qendrën e qytezës, e rinovuar në shpirtin e arkitekturës origjinale nga fundi i shekullit XIX, një nga elementet më të njohura të qytetit.

Suvi Laki – Lagje tërheqëse fundjavore që ndodhet në rrugën midis Berovos dhe Strumicës me natyrë piktoreske dhe kushte të mrekullueshme për piknik dhe argëtim. Pisha e bardhë, shtrihet kryesisht në malet e Maleshevës. Nga ky vend nuk mund të largoheni pa provuar mjaltin e pishës së bardhë.

 

 

 

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.