Vjelja e rrushit

 

Vjelja e rrushit

Nëse ndodheni në zonën e Tikveshit, nuk duhet të humbisni vjeljen tradicionale që mbahet në qytetin e qytetin e Kavadarcit. Ky manifestim organizohet që nga viti 1964 dhe paraqet një vazhdim të traditës së gjatë dhe të pasur i cili mbahet në këto teritore që nga kohët antike.

Atëherë në nder të perëndisë së rrushit dhe të verës, Dionis, mbahen ditët e Dionisit. Kavadarci është prodhuesi më i madh i rrushit dhe verës në Maqedoni dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj në Ballkan. Vjelja që mbahet në shtator paraqet atraksion rajonal dhe përjetim të vërtetë të vizitorëve.

 

 

Në sheshin e qytetit vendosen shtandet e verarive dhe hotelierisë, dhe në rrugën qendrore mbahet paradë karnevali e udhëhequr nga mbretëresha dhe mbreti i vjeljes, të cilët ngrenë dolli për vjelje të pasur dhe me beriqet. Më pas këputet veshulja e parë dhe me të simbolikisht shënohet vjelja masive e rrushit të verës.

Në binën qendrore mbahet program i pasur kulturoro-artistik deri në orët e mëngjesit, dhe gjatë festivalit boem të verës bëhet dhe digustim i verës. Kavadarci është qytet që jeton për verën dhe nëse edhe ju jeni adhurues i këtij eliksir, atëherë vjelja e Tikveshit është ngjarje që duhet ta vizitoni.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.